Artistja amerikane, SZA është interpretuesja më e fundit që i shtohet listës së këngëtarëve që do të performojnë në ceremoninë e çmimeve të “Grammy 2024”, që do të mbahet më 4 shkurt.
Të gjithë sytë do të jenë te këngëtarja e zhanrit R&B gjatë transmetimit televiziv, pasi ajo është e nominuar në këtë eveniment plot nëntë herë.
Albumi i saj i dytë “SOS”, i publikuar në dhjetor të vitit 2022, është në listën e albumit të vitit, ndërsa kënga e saj e shkëlqyer “Kill Bill” është përfshirë në rekordin e vitit dhe këngën e vitit.
Diku tjetër, këngë të ndryshme nga “SOS” janë nominuar në kategoritë pop dhe R&B, shkruan People, transmeton AlbanianPost.
Çmimet “Grammy 2024” mund të jenë një moment fitues për SZA, e cila në të kaluarën është shpërfillur nga Akademia e Regjistrimit.
Në vitin 2018, ajo u nominua për pesë çmime lidhur me albumin e saj debutues “Ctrl”, por ajo rezultoi t’i humbas të gjitha kategoritë.
Ajo fitoi një “Grammy” në vitin 2022 për “Kiss Me More”, bashkëpunimi i saj me Doja Cat, por është anashkaluar kryesisht nga institucioni.
“Kam humbur mjaft kohë për të ditur se investimi në këtë moment nuk është i mençur”, tha ajo për Variety në nëntor.
“Dhe jo sepse nuk është e rëndësishme – jam shumë e lumtur për këtë – por sepse duhet t’i kushtoni rëndësinë tuaj se kush jeni si artist dhe si person. Është hera ime e parë që jam kaq e popullarizuar dhe pashë një rritje të madhe të negativitetit në të njëjtën kohë”, pati shtuar ajo.
Përveç SZA, interpretuesit e shpallur më parë përfshijnë Joni Mitchell që bëri debutimin e tij në “Grammy”, si dhe U2, Billy Joel, Dua Lipa, Olivia Rodrigo, Luke Combs, Travis Scott dhe Burna Boy./Katror.info