Ansambli i njohur kamertal Sexteti Ballkanik “Pro Arte” do të mbajë koncert sonte nga ora 19:00, në Sallën e madhe të Universitetit të Arteve në Tiranë.
I formuar në vitin 2013, ky ansambël unik bashkon artistë të shquar nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, të cilët ndajnë një pasion të përbashkët për muzikën e dhomës dhe bashkëpunimin kulturor në rajonin e Ballkanit. Gjatë viteve, sexteti ka performuar në skena të rëndësishme, duke fituar vlerësime për cilësinë artistike dhe përkushtimin ndaj promovimit të veprave klasike dhe bashkëkohore.

Përbërja e ansamblit:
• Lejla Haxhiu Pula – Piano
• Enkelejda Zajmi Gorani – Flaut
• Marina Nikolovska – Oboe
• Astrit Mustafa – Klarinetë
• Orges Malaj – Fagot
• Ilir Kodhima – Kornë
Programi përfshin vepra nga kompozitorët:
• L. Thuille
• K. Aliçkaj
• E. Sina
• A. Benjamin
Ansambli nderon gjithashtu kujtimin e Fatos Jahos, fagotistit të shquar shqiptar i cili ishte pjesë e formacionit të parë të sextetit. Kontributi dhe arti i tij kanë lënë gjurmë të pashlyeshme, dhe ansambli vazhdon ta çmojë pjesëmarrjen e tij dhe të ruajë kujtimin për artin që ai dhuroi.
Ky koncert organizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës dhe Universitetin e Arteve, Tiranë. /Katror.info
Përgatiti:
