Administrata Tatimore e Kosovës vazhdon me reforma dhe projekte në drejtim të rritjes së mbledhjes së të hyrave tatimore të cilat ndikojnë ne zhvillimin socio – ekonomik të vendit. Mjedisi në të cilin ATK vepron është kompleks dhe vazhdimisht pëson ndryshime, andaj kjo e detyron Administratën Tatimore që të adaptohet dhe të reagojë.
Pikërisht në kuadër të kësaj, plani i të hyrave fokusohet në qëllimet strategjike si: përmirësimi i mbledhjes se te hyrave dhe zvogëlimi i hendekut tatimor për t’a kuptuar shkallën e mos përmbushjes dhe për t’i përcaktuar strategjitë prioritare për të adresuar humbjen e të hyrave nga evazioni fiskal. Po ashtu, forcimi i përmbushjes vullnetare në të gjitha segmentet e tatimpaguesve vazhdon të mbetet prioritet kryesor, duke u siguruar që tatimpaguesit paguajnë shumën e saktë tatimore, dhe të ndërmerren veprimet e duhura ndaj tatimpaguesve mos – përmbushës .
Të gjithë këta indikator kanë rezultuar që dhe për periudhën janar – maj të këtij viti të realizojmë, por edhe të tejkalojmë pritshmeritë, ku të hyrat e grumbulluara janë 372.7 milion euro, ku nëse i krahasojmë me periudhën e njëjtë të vitit 2022, kemi rritje mbi 60 milionë euro më shumë apo 19.2%.
ATK falënderon të gjithë tatimpaguesit, të cilët i kryejnë saktë dhe me kohë obligimet tatimore dhe njofton tatimpaguesit jo përmbushësh se do të merren të gjitha veprimet ligjore për mos pagese të tatimit, siç parashihet me dispozita ligjore. /Katror.info
Përgatiti:
