E quajnë “rruga mbi re” dhe sigurisht është ndërtimi më mbresëlënës në botë.
Rritja e ekonomisë së Kinës dhe e sektorit të prodhimit të vendit ka prodhuar disa vepra mbresëlënëse.
Një prej tyre është autostrada Tianlongshan, ose siç e quajnë kinezët “autostrada mbi re.”
Është një mrekulli inxhinierike e vendosur në distriktin Jinyuan, në qytetin e Taiyuan, në Kinën e Veriut.
Kjo autostradë është 30 kilometra e gjatë dhe ka katër ura të mëdha dhe një tunel.
Ndërtimi i rrugës ka filluar në mars të vitit 2018 dhe është hapur për qarkullim në maj 2019.
Pjesa më mbresëlënëse e rrugës është një urë rrethore me tre kate dhe një lartësi prej 350 metrash./Katror.info