Për pak minuta fillon gjysmëfinalja e parë e Kupës së Botës. Pritet të jetë një ndeshje jashtëzakonisht interesante ajo mes Kroacisë dhe Argjentinës.
Ky takim luhet në ‘Lusail Stadium’ me fillim nga ora 20:00, ku pritet të jetë spektakël i madh.
Leo Messi me shokë në njërën anë duke kërkuar histori për Argjentinën, Luka Modric me bashkëlojtarë në anën tjetër kërkojnë finalen e dytë radhazi në Botëror.
Kombëtarja fituese nga ky takim do të presë fituesin e takimit mes Marokut dhe Francës për finalen e madhe. /Katror.info