Ekipi nga Kosova “Bad News Eagles” po shënojnë suksese historike në sportin elektronik, që kur aritën të kualifikohen në një nga turnetë më të mëdha në botë siç ishte: CS:GO “PGL Antwerp Major 2022” që u mbajt vitin e kaluar, shkruan Katror.info.
Mirëpo për këtë ekip shqiptar nga Kosova suskeset sa vinë e shtohen. Ata tani kanë shënuar një fitore tjetër të rëndësishme ndaj ekipit GamerLegion, e cila i kualifikoi ata drejtpërdrejt në fazën ”Legends Stage” në BLAST Paris Major.
Bad News Eagles kanë fituar ndeshjen ndaj GamerLegion me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa, për të kaluar direkt në fazën ‘Legends Stage”.
Kjo është hera e parë që ekipi Bad News Eagles ka kaluar direkt në fazën ‘Legends Stage’ nga turneu RMR, ndërsa kjo garë për ta do të vazhdoj në Paris duke filluar nga data 13 maj.
Në BLAST Paris Major do të ndahen 1.2 milion dollarë për 16 skuadrat pjesëmarrëse. /Katror.info
Përgatiti:
