katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    11 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    11 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    11 months ago
    Postimet e fundit
    Aplikacioni për raportimin e shkeljeve të të drejtave të punëtorëve
    4 hours ago
    FSK gati për garën ‘Cambrian Patroll’ në Uells
    5 hours ago
    ATK e AKI me kapitull të ri bashkëpunimi për mbrojtjen e sigurisë ekonomike
    6 hours ago
    Platforma eKosova sjell 22 shërbime të reja për autoshkollat
    9 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Liriona Morina do të garojë në finalen e Young European Lawyers Contest 2025
    11 hours ago
    Dua Lipa bëhet fytyra e re e Apple me iPhone 17 Pro
    12 hours ago
    Bunkeri i Ulpianës hapet si qendër arti dhe kulture
    13 hours ago
    Oda Amerikane dhe Ministria e Mbrojtjes lansojnë ngjarjen e parë për dronë në Kosovë
    13 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Colin Farrell tregon si arriti deri te Hollywoodi: Doja ta provoja jetën në Amerikë
    4 hours ago
    Banksy vjen me mural të ri në Londër
    10 hours ago
    Mural i veçantë në Ferizaj, frymëzim nga një fotografi e vjetër e Prishtinës
    13 hours ago
    Vargjet e Plator Gashit në bilbordet e Anacaprit dhe Napolit
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Gjykata vendos: Google nuk do të detyrohet ta shesë Chrome ose Android
    1 week ago
    “Google Pixel 10” me IA të integruar sfidon “Apple”
    3 weeks ago
    Metoda virale në TikTok që po ndihmon njerëzit të kursejnë para
    3 weeks ago
    Katy Perry në koncert: Unë nuk jam Dua Lipa, jam tezja e Dua Lipës
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Si ndikon ngrënia e mishit të kuq në trupin tonë?
    10 hours ago
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    1 week ago
    A e dini se çfarë i ndodh organizmit nëse nuk konsumoni produkte bulmeti?
    2 weeks ago
    Çokollata e zezë ndihmon me kujtesën dhe zemrën
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    11 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Ky qytet evropian u shpall më i miri në Evropë për turistët
    2 days ago
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    1 week ago
    Uta Ibrahimi për The Guardian: “Do të doja që gurët këtu të flisnin”
    1 week ago
    Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve që shijojnë përvojat e turizmit malor
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Banorët në Llukar i gëzohen rikthimit të Shtëpisë së Kulturës pas disa dekadave
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Banorët në Llukar i gëzohen rikthimit të Shtëpisë së Kulturës pas disa dekadave

Last updated: 15/02/2024 10:38 AM
97 Shikime
Shpërndaje
Foto: Stereospace

Në fshatin Llukar, vetëm pak kilometra larg qendrës së Prishtinës, dekada më herët kishte filluar së funksionuari Shtëpia e Kulturës. Kjo shtëpi tani po vijon renovimin, ndërsa fshatarët i janë gëzuar lajmit.

Për dekada me radhë, kjo shtëpi ishte burim për informim dhe vetëdijesim kulturor për shumë fshatarë të kësaj ane, që me plot mall kujtojnë ditët kur po merrnin pjesë dhe organizonin edhe vetë aktivitetet kulturore.

Kjo Shtëpi e Kulturës u braktis pas luftës, njëjtë sikurse edhe shtëpia tjetër e ngjashme e kulturës, e vendosur vetëm kilometra larg këtij fshati, në Keqekollë. 

Mundesh me e lexu edhe…

Në periudhën e pasluftës aty po zhvilloheshin pak ose hiq aktivitete kulturore, ani pse objektet po funksiononin kohë pas kohe për takime të komunitetit, dhe në veçanti nga partitë politike gjatë fushatave zgjedhore.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Fshatarët ishin pjesë e jetës së pasur kulturore dhe sportive

“Jeta kulturore ka qenë më e gjallë atëherë”, thotë Faik Krasniqi që kujton ditët e fëmijërisë dhe rinisë në fshat. Ai ishte për shumë dekada mësimdhënës, drejtor shkolle, aktivist dhe veprimtar në rajonin e Gollakut.

“Në Llukar ka funksionu Shoqëria Kulturore Artistike ‘Jehona e Rinisë’. Aty e kanë gjetë vetën shumë të rinj dhe të reja. Janë organizu edhe koncerte. Disa kanë qenë aktorë, disa kanë qenë këngëtarë, disa recitues, shumica shikues, disa sportisë – ka pas edhe klube sportive. Tani ato janë zbehë”, thotë ai në intervistat e organizatës Stereospace, që synon rikthimin e jetës kulturore në këtë fshat.

Pothuajse të gjithë nxënësit që po vijonin mësimin në shkollën pranë, por edhe banorë të fshatrave përreth, ishin të angazhuar në këto aktivitete, të cilat i vlerësojnë si shumë të rëndësishme për komunitetin.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Nëse dëshirojmë me pasuru dhe fisnikëru shpirtin e njeriut, të rinjëve, duhet me u ngjallë jeta kulturore artistike, në cdo qendër dhe sado e kushtueshme të jetë”, thotë z. Krasniqi në intervistën e realizuar nga Stereospace.

Në këtë shtëpi përveç shtëpisë kulturore artistike, dikur po funksiononin edhe grupe të instrumentistëve, aktorëve, këngëtarëve, grupe letrare, dhe shumë e shumë grupe tjera me pjesëtarë të komunitetit. 

Shkolla kishte rol kyç në organizimin e jetës kulturore dhe sportive në fshat

Siç tregon banori tjetër i fshatit Llukar, Ujup Krasniqi, këto grupe në shumë raste janë shpërblyer me vendin e parë në gara mbarë-kombëtare.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“E mbaj në mend shumë mirë jetën kulturore. Ka pasë shoqëri kulturore artistike që ka zënë vendin e parë në gara disa herë në nivel Kosove. Ka qenë kënaqësi të marrim pjesë në koncerte, drama, salla gjithmonë ka qenë plot”, thotë Ujup Krasniqi, veprimtar i njohur dhe ndër personat më të rëndësishëm dhe më aktiv të komunitetit në fshatin Llukar.

Në tregimin e tij në intervistën e realizuar nga Stereospace, Ujupi tregon se kjo shtëpi është ndërtuar përafërsisht të njejtë kohë kur është ndërtuar edhe shkolla në këtë fshat.

Më tutje, Ujupi tregon se shkolla ka luajtur një rol të rëndësishëm në organizimin e aktiviteteve kulturore dhe sportive në këtë komunitet, me drejtorët që kanë përkrahur jashtëzakonisht shumë këto aktivitete. 

Artistë dhe aktivistë të Stereospace rikthyen Shtëpinë e Kulturës

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

E sikurse drejtorët e mëhershëm, edhe drejtori aktual i shkollës ‘Ganimete Tërbeshi’ në Llukar dhe ish nxënës i kësaj shkolle, ishte shumë aktiv në procesin e rikthimit të Shtëpisë së Kulturës, bashkë me organizatën Stereospace.

Dritoni kujton ditët e tij të fëmijërisë dhe aktivitetet kulturore në fshat, pjesë e të cilave ishte edhe vetë.

“Qendra kulturore ka qenë aktive deri pas luftës. E mbaj mend shumë mirë. Kishim shumë aktivitete. Ka pasë filma të animuar, programe filmash, muzikë. Si nxënës i kësaj shkolle e kujtoj shumë mirë, qendra ka qenë shumë aktive dhe atraktive”, sqaron Dritoni.

Organizatës Stereospace i është lejuar shfrytëzimi i kësaj hapësire në vitin 2018 nga Komuna e Prishtinës. Ata bashkë me ndihmën e komunitetit kanë adaptuar këtë qendër të braktisur dhe të demoluar, për të mundësuar zhvillimin e aktiviteteve kulturore në fshat.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Edhe pse në gjendje të keqe, menjëherë pas rifillimit të aktiviteteve kulturore, qendra u vizitua nga shumë pjesëtarë të komunitetit, e posaçërisht nga rreth 300 nxënësit që po vijonin mësimin në shkollën publike pranë. Ata po merrnin pjesë në mësime pa pagesë në instrumente, programe shfaqjesh dhe filmash, të organizuara nga organizata Stereospace.

“Ndërsa po funksiononte qendra kishim orë për kitarë dhe piano, kemi shiku edhe shumë filma të ndryshëm”, thotë Elsa Krasniqi, nxënëse në shkollën “Ganimete Tërbeshi” dhe aktiviste e rinisë.

Nxënësit i gëzohen më së shumti rikthimit të ‘kulturës’ në fshat

Pas interesimit të lartë të komunitetit për të marrë pjesë në aktivitete kulturore, kjo qendër filloi renovimin e plotë nën mbështetje të Komunës së Prishtinës, dhe së shpejti pret hapjen dhe zhvillimin e programit të rregullt kulturor për komunitetin dhe artistët.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Shtëpia e kulturës ka me pasuru shumë fshatin tim. Ka shumë nxënës që janë të apasionuar pas muzikës, shfaqjeve. Për fat të mirë, po vjen objekti më i ri, dhe kjo do të na sjellë edhe më shumë vullnet në fshat”, ka thënë Elsa në intervistën e realizuar nga Stereospace.

Organizata Stereospace, një grup muzicientësh dhe aktivistësh nga Prishtina, ka kohë që po bën përpjekje për rikthimin e jetës kulturore në fshat. Pak para fillimit të renovimit, ata organizuan aktivitete të shumta kulturore që u përcollën nga fshatarët.

Përpjekjet e Stereospace për rikthimin e Shtëpisë së Kulturës u përkrahën nga banorët, Komuna e Prishtinës, Ministria e Kulturës, si dhe organizata të ndryshme të vendit dhe ndërkombëtare.

Në pritje të përfundimit të renovimit të Shtëpisë së Kulturës, kjo organizatë po vijon përpjekjet për ta bërë Shtëpinë e Kulturës të qëndrueshme, ndërsa ka bashkëbiseduar dhe intervistuar pjesëtarët e komunitetit në lidhje me problemet me të cilat përballen, si dhe për përparësitë e të jetuarit në fshat.

Intervistat u realizuan në kuadër të projektit ‘Të fala nga fshati’, që u organizua me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja është përgjegjësi vetëm e STEREOSPACE dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimet e Bashkimit Evropian./Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Situata në Grupin B: Kosova ngjitet në vendin e dytë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Franco Foda zbulon se cili ishte çelësi i suksesit për Kosovën ndaj Suedisë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Zbulim i jashtëzakonshëm që daton nga koha romake në Shqipëri
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kosova triumfon ndaj Suedisë me rezultat 2:0
TAGGED:Lajme te miraLlukarShtepia e KulturestopTophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Liga e Evropës rikthehet sot me ndeshjet ‘play-off’, shumë klube të mëdha kërkojnë fitoren
Artikulli i ardhshëm Mbi 55 mijë kërkesa të reja për pasaporta në Kosovë vetëm prej janarit

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Liriona Morina do të garojë në finalen e Young European Lawyers Contest 2025

6 Shikime
Lajme të mira

Dua Lipa bëhet fytyra e re e Apple me iPhone 17 Pro

26 Shikime
Lajme të mira

Bunkeri i Ulpianës hapet si qendër arti dhe kulture

19 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?