Klubi i basketbollit nga Prizreni, Bashkimi ka zyrtarizuar transferimin e ish-basketbollistit të Trepçës, Will Daniels. Bashkimi ka njoftuar për transferimin në faqen e tij në Facebook.
Daniels i ishte bashkuar Trepçës në janar të vitit të kaluar dhe me klubin mitrovicas fitoi Kupën e Kosovës, shkruan koha.
Ai gjatë karrierës ka luajtur në Greqi, Francë, Letoni, Izrael e Turqi ndër të tjera.
Amerikani i gjatë 203 centimetra luan në pozitat alo dhe alo-qendër./Katror.info