Sipas burimeve të sigurta, Samsung është duke përgatitur telefonin Galaxy M15, i cili mund të jetë një version i riemërtuar i modelit Galaxy A15.
Modeli aktual Galaxy M14 është i njëjtë me Galaxy A14, por ky nuk duket të jetë rasti me serinë e ardhshme të telefonave M.
Faqja e GalaxyClub sugjeron që Galaxy M15 do të ketë një bateri 6000 mAh. Për krahasim, Galaxy A15 ka një bateri pak më të vogël 5000 mAh.
Burimi nuk ofroi detaje të tjera në lidhje me telefonin e ardhshëm buxhetor të kompanisë jug-koreane.
Nuk dihet nëse telefoni i serisë M do të ketë të njëjtin çips si Galaxy A15 (MediaTek Helio G99), por nëse vjen me një procesor MediaTek Dimensity 6100 Plus, do të jetë më i qëndrueshëm./Katror.info