Bashkimi Evropian po investon 5.2 milionë euro për ndërtimin e një impianti të trajtimit të ujërave të ndotura në Mitrovicën e Jugut, me mbështetjen e Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor.
Sipas njoftimit, ky projekt konsiderohet si hap i rëndësishëm drejt një mjedisi më të pastër dhe të qëndrueshëm.
“Në përputhje me Agjendën e Gjelbër të BE-së, impianti do të përmirësojë kushtet sanitare dhe cilësinë e ujit, duke sjellë përfitime për komunitetet e Mitrovicës së Jugut dhe Vushtrrisë”, ”, thuhet në njoftimin e zyres së BE-së në Kosovë.
Për më tepër, thueht se projekti në fjalë do të ndihmojë në mbajtjen e pastër të lumit Ibër, duke mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm në rajon. /Katror.info
Përgatiti:
