Bashkimi Evropian ka hapur një thirrje prej 5.28 milionë eurosh në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Shqipëri–Kosovë (2021–2027), për nisma të përbashkëta në mbrojtjen e mjedisit dhe turizmin e qëndrueshëm, ka njoftuar Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri.
Organizatat e shoqërisë civile dhe institucionet publike mund të aplikojnë për projekte që mbrojnë mjedisin, adresojnë ndryshimet klimatike, menaxhojnë rreziqet dhe promovojnë turizmin e qëndrueshëm dhe trashëgiminë kulturore.
Propozimet duhet të dorëzohen deri më 24 tetor 2025.
Programi i Bashkëpunimit Ndërkufitar Shqipëri–Kosovë financohet përmes fondeve të para-anëtarësimit./Katror.info