Mandarinat janë një nga frutat më të shijshme të stinës, me lëvore të ndezur portokalli dhe tul të ndarë në thela që shkëputen lehtësisht. Tuli i mandarinës është i njohur për lëngun e tij të pasur dhe aromën e këndshme, ndërsa një mandarinë mesatare ofron deri në 31% të dozës ditore të rekomanduar të vitaminës C.
Sidoqoftë, shumë njerëz heqin dorë nga lëvoret e mandarinës, por ato kanë vlera shëndetësore të rëndësishme. Lëvorja e mandarinës ka potencial të madh në uljen e kolesterolit, një fakt që është mbështetur nga studime të ndryshme shkencore dhe Departamenti Amerikan i Bujqësisë.
Një studim i publikuar në “Journal of Agricultural and Food Chemistry” sugjeron se lëvorja e mandarinës ka 20 herë më shumë antioksidantë sesa lëngu, duke kontribuar në neutralizimin e dëmit të shkaktuar nga toksinat në trup.
Ekspertët kinezë rekomandojnë përdorimin e lëvores së mandarinës, jo vetëm në çaj, por edhe në gatime të ndryshme, për të përmirësuar tretjen dhe për të lehtësuar simptomat e të ftohurës dhe gripit. Ajo ndihmon gjithashtu në balancimin e sheqerit në gjak dhe pastrimin e mëlçisë.
Për të përgatitur çaj nga lëvorja e mandarinës, hiqni lëvoren dhe lëreni të thahet, duke e ruajtur në një enë qelqi në një vend të errët dhe të freskët. Pjesët e thara mund të përdoren duke i vendosur në një filxhan çaji me ujë të nxehtë, duke i lënë të qëndrojnë për disa minuta. Shtoni mjaltë sipas dëshirës dhe konsumoni menjëherë. Këto lëvore të thata gjithashtu mund të përzihen me çajra të tjerë, si ai i zi, për të shtuar shijen dhe përfitimet shëndetësore. /Katror.info
Përgatiti:
