Këngëtarja e famshme Dolly Parton, ka reaguar, pasi ylli me famë botërore, Beyonce, publikoi listën e këngëve të albumit të saj të ri, i cili do të dalë në shitje së shpejti, e ku përfshihet edhe kënga e saj “Joline”.
“Lëshojeni versionin origjinal, ndërsa prisni për ‘Joline’ të Beyonces”, ka shkruar Parton, në InstaStory, raporton Entertainment Tonight.

Ajo pati thënë më herët se ka dëgjuar se Beyonce do ta ripërpunojë këngën e famshme të saj “Joline” e do ta përfshijë në albumin e ri.
“E dua, është vajzë e bukur dhe këngëtare shumë e madhe. Kemi shkëmbyer mesazhe ndër vite. Ajo dhe mamaja e saj janë adhuruese të mia dhe ky fakt më ka prekur gjithnjë sepse gjithmonë kam menduar se ajo është e jashtëzakonshme”, pati thënë Parton.
Albumi i ri Beyonce, “Cowboy Carter”, pritet të dalë në shitje nesër, më 29 mars./Katror.info