Biçikletat publike të vendosura në kuadër të programit “Prishtina Bikes” janë kthyer përsëri në përdorim, pasi ishin të strehuara për një kohë në një oborr të një shtëpie në lagjen Kalabria të kryeqytetit.
Në pamjet e siguruara nga Ekonomia Online, shihet se të gjitha biçikletat ndodhen tashmë në vendin e tyre, të gatshme për qytetarët që dëshirojnë t’i përdorin.

Kujtojmë se më 26 gusht 2024, Prishtina nisi zyrtarisht programin e biçikletave publike, duke vendosur biçikleta në dhjetë stacione të ndryshme në qytet.
Kjo iniciativë synon të ofrojë një alternativë ekologjike dhe praktike për transportin urban, duke inkurajuar qytetarët të përdorin biçikletat si një mënyrë më të qëndrueshme dhe të shëndetshme për të lëvizur në kryeqytet./Katror.info