Të premten nisi premiera e komedisë “Big Brother VIP Shkodra 2. Nisur nga popullariteti i programit të Top Channel, Estrada e Shkodrës, sjell edhe këtë vit, formatin humoristik te këtij show.
“Big Brother VIP Shkodra 2 “ ka ngjitur në skenë humoristet shkodran të cilët imitojnë banoret e vërtetë.
Ky edicion riktheu në aktrim edhe humoristen e madhe, Zyliha Miloti e cila ne moshën 77-vjeçare është në rolin e Diolës. Fritz Selmani si Luizi, Luisi Bregu si Olta, Besnik Cinari në rolin e Bledi Manes, etj.
Edicioni i kaluar mbushi sallën e teatrit “Migjeni” për 10 netë me radhë dhe sivjet synohet te thyhet ky rekord./Katror.info
Përgatiti:
