Nga sot, të gjithë udhëtarët që mbërrijnë në “Stacionin e Autobusëve” në Prishtinë me transport ndërurban do të përfitojnë falas biletën gjithëditore për transportin publik urban në Kryeqytet.
Ky vendim, që zbatohet për herë të parë në historinë e transportit urban në Prishtinë, është pjesë e reformës së transportit publik dhe synon lehtësimin e lëvizjes për qytetarët, reduktimin e trafikut dhe uljen e ndotjes ambientale.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, duke theksuar se ky është një hap i rëndësishëm drejt një qyteti më të organizuar, me më pak vetura në qarkullim dhe me një sistem transporti publik më efikas.
“Ky është edhe një hap tjeter i rëndësishëm në procesin e reformës për transportin publik në Kryeqytet, nga i cili do të përfitojnë edhe qytetarët e Kryeqytet. Me këtë organizim të ri të transportit publik, Kryeqyteti do të ketë më pak vetura, më pak trafik, më pak ndotje ambientale dhe më shumë organizim dhe siguri”, shkroi Rama, në rrjetin social Facebook.
/Katror.info