Bill Gates do të publikojë së shpejti një libër për fëmijërinë e tij, por disa detaje nga rrëfimi i tij janë zbuluar tashmë në një intervistë.
Bill Gates, njeriu që bëri revolucion në botën teknologjike dhe një nga njerëzit më të pasur në botë, tregon se nëse do të ishte fëmijë ne ditët e sotme, do të ishte diagnostikuar me autizëm.
Kjo për shkak se ka qenë fëmijë shumë introvert, shkruan The Wall Street Journal, transmeton Katror.info.
“Kam qenë fëmijë i mbyllur, me vështirësi për t’u socializuar”, tregon ai.
“Përqendrimi i madh tek matematika dhe shkenca ndoshta ka të bëjë me këtë dhe gjithë ato programime që kam bërë në jetë”, shton më tej.
Gjithsesi, rrëfimi i plotë në detaje nga fëmijëria e tij do të jenë në librin e tij “Source Code” që del në shitje në shkurt të këtij viti. /Katror.info
Përgatiti:
