Kristjan Asllani vijon të jetë një dëshirë e Bolonjës, e cila i është rikthyer sërish idesë se mund të transferojë në verë mesfushorin shqiptar.
Në këtë lëvizje përfshihet dhe kalimi i argjentinasit Kastro drejt zikaltërve.
Minutat e pakta tek Interi bëjnë që Asllani të mendojë një alternativë më të mirë për të ardhmen, për të arritur formën e tij maksimale e për këtë i vjen në ndihmë Bolonja.
Mediat përtej Adriatikut bëjnë me dije se skuadra në fjalë i është rikthyer sërish idesë se mesfushori kuqezi mund të bëhet pjesë në verë, pasi interesi ka qenë i vazhdueshëm.
Për ta bindur 23-vjeçarin i janë premtuar minuta, e me gjasa e përkthyer me një rol titullari në fushë, ndërsa sa i përket Interit, do të përfshihet në lëvizje dhe sulmuesi Castro, shkruan Indeksonline.
Në rast se nuk mund të arrihet akordi për një transferim, Bolonja do të ishte e kënaqur edhe me një huazim 1-vjeçar të lojtarit, i cili padyshim do të merrte shumë më tepër minuta se te zikaltrit, si dhe do të luajë në kupat e Evropës, në rast se arrihet kualifikimi në këto kompeticione. /Katror.info
Përgatiti:
