Autoritetet e shëndetësisë në Britaninë e Madhe i kanë kërkuar publikut të jetë vigjilent pasi katër marka të shurupit të kollës të shitura nga supermarketet, përfshirë Tesco dhe Asda, u tërhoqën për shkak të ‘ndotjes’.
Paralajmërimi erdhi si pjesë e një alarmi të dërguar nga mbikëqyrësi britanik i sigurisë së shëndetit, Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve të Kujdesit Shëndetësor (MHRA), shkruan Daily Mail, përcjell Katror.info.
Ai tha se markat e shurupit të kollës të prodhuar nga Bells Healthcare po tërhiqeshin për shkak të zbulimit të ‘materialit të huaj’ në disa shishe.
Sipas MHRA-së, produktet e prodhuara nga Bells Healthcare janë tërhequr pasi është zbuluar “material i huaj” në disa shishe të sirupëve.
Nuk janë dhënë detaje të mëtejshme mbi llojin e kontaminimit apo rreziqet që mund të paraqesë për shëndetin.
Produktet e prekura përfshijnë sirupët:
Tesco Health Dry Cough Relief
Asda Strong Dry Tickly Cough
Almus Dry Cough Relief
Bells Dual Action Dry Cough
Të gjitha këto shiten në shishe prej 200ml dhe janë shpërndarë në treg midis shtatorit 2022 dhe nëntorit të vitit të kaluar.
MHRA ka sqaruar se tërheqja është bërë për arsye parandaluese, pas një ankese të vetme nga një klient, ndërsa hetimet dhe analizat vazhdojnë.
Publiku këshillohet të kontrollojë produktet që kanë blerë dhe, në rast se kanë një nga këto marka, të mos i përdorin.
Përgatiti:
