Netflixi ka publikuar trailerin zyrtar të trilerit të ardhshëm me titull, “Carry-On”, ku rolin kryesor e luan ylli britanik, Taron Edgerton.
Ngjarja zhvillohet në një aeroport, në natën e Krishtlindjeve. Një agjent i ri i fluturimeve detyrohet të luftojë me të gjitha forcat për ta mposhtur një udhëtar misterioz, i cili i bën shantazh duke e kërcënuar me jetën e të dashurës së tij, nëse ai nuk pranon ta kalojë pa vënë re një bagazh të rrezikshëm, shkruan KOHA.
Filmi vjen me regji të Jaume Collet-Serra dhe pjesë e kastës së aktorëve janë edhe aktorët, Jason Bateman, Sofia Carson, Danielle Deadwyler, Sinqua Walls, Logan Marshall-Green, Theo Rossi, Josh Brener dhe Dean Norris.
“Carry-On” e shënon premierën në platformën gjigante më 13 dhjetor./Katror.info