katror.info
Notification
Aa
  • Home
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    12 months ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    11 months ago
    Të ngrisim një gotë për…
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Zbulimi i një mjeti jashtëzakonisht të fuqishëm për diagnostikimin e kancerit
    8 hours ago
    Nora Gjakova e artë në Grand Slamin e Bakut
    12 hours ago
    AKB: Mbi 250 mijë bashkatdhetarë ishin gjatë verës në Kosovë, shpenzuan 750 milionë euro
    15 hours ago
    Hapet thirrja për subvencionimin e pajisjeve efiçente për ngrohje, ky është linku
    16 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    1 year ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    1 year ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Aktorja Sofia Vergara mahnitëse në Beverly Hills
    9 hours ago
    Shkencëtarët mblidhen për shkak të Taylor Swift – diskutojnë për ndikimin e saj
    12 hours ago
    Elton John hedh në shitje apartamentin e tij luksoz në Atlanta, çmimi mbi 5 milionë dollarë
    13 hours ago
    Halsey e konfirmon romancën e re me Avan Jogia
    13 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    1 year ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    1 year ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Facebook mundëson që me një llogari të hapni deri në katër profile shtesë
    12 hours ago
    iPhone 15 mund të mbushë një iPhone tjetër
    17 hours ago
    OpenAI prezanton versionin e ri të DALL-E, softueri që gjeneron imazhe bazuar nga teksti
    1 day ago
    Popullariteti i ChatGPT është përsëri në rritje dhe ekspertët besojnë se e dinë shkakun
    1 day ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    1 year ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    12 months ago
    Postimet e fundit
    Salmon i pjekun me djathë feta – o për drekë a darkë, o për pauzë
    14 hours ago
    7 pasta-sallata që i madh e i vogël këtë verë DUHET me i kërku
    14 hours ago
    Sos rikote me tomatina; kombinimi ideal për ushqimet krokante
    14 hours ago
    Molla t’pjekuna n’furrë me kanellë dhe arra, për vikendet e papara
    14 hours ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    6 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    11 months ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    1 month ago
    Postimet e fundit
    Kulla e Ngujimit në Theth, tashmë atraksion turistik i fshatit alpin
    17 hours ago
    130 mijë vizitorë në Alpet e Shqipërisë gjatë gushtit
    2 days ago
    Këto janë vendet më të bukura në botë që mund t’i vizitoni falas
    2 days ago
    Ishulli i ëndrrave ofron akomodim falas për të gjithë ata që punojnë në distancë
    2 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • sq Albanian
    sq Albanianen English
Duke e lexuar: Çfarë bëri Sadio Mane që e fitoi çmimin Socrates?
Shpërndaje
katror.info
Aa
  • Home
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Home » Çfarë bëri Sadio Mane që e fitoi çmimin Socrates?
People

Çfarë bëri Sadio Mane që e fitoi çmimin Socrates?

Last updated: 26/10/2022 9:18 PM
63 Shikime
Shpërndaje
FOTO: MyJoyOnline
Shpërndaje

Revista France Football nderoi sulmuesin senegalez të Bayern Munichut, Sadio Mane, me çmimin Socrates për punën e tij bamirëse në vendin e tij.

Contents
Çfarë është çmimi Socrates?Çfarë bëri Mane që e meritoi çmimin Socrates?

“Çmimi Socrates identifikon iniciativën më të mirë sociale nga kampionë të përkushtuar”, thuhet në një deklaratë nga revista France Football.

Revista e përjavshme franceze sportive ka shtuar këtë çmim për bamirësi në ceremoninë ikonë globale të Topit të Artë 2022.

Mundesh me e lexu edhe…

Shkencëtarët mblidhen për shkak të Taylor Swift – diskutojnë për ndikimin e saj

30-vjeçari Mane është i pari që fiton çmimin e emëruar pas futbollistit të ndjerë Socrates, i cili bashkëthemeloi lëvizjen e Demokracisë Corinthians, për të kundështuar regjimin ushtarak, i cili ishte në pushtet në Brazil në vitet e 80-ta të shekullit të kaluar.

- Advertisement -

Mane, i cili aktualisht është përzgjedhur edhe si futbollisti më i mirë i Afrikës vitin e kaluar, u nderua për për ndërtimin e një spitali publik dhe financimin e shkollave dhe familjeve gjatë viteve të fundit në fshatin e tij të lindjes Bambali në vitet e fundit, e ai gjithashtu i dha një donacion Komitetit Kombëtar të Senegalit, për të ndihmuar përpjekjet në luftë kundër pandemisë COVID-19.

Sadio Mané, the very first Socrates Award winner!

📸 Christophe Berlet#ballondor pic.twitter.com/2c8j03gHmd

- Advertisement -
— Ballon d'Or #ballondor (@francefootball) October 22, 2022

“Jam shumë i lumtur që jam mysafir sonte,” tha Mane.

“Ndonjëherë jam pak i turpshëm, por jam vërtet i lumtur që bëj atë që mund të bëj për njerëzit e mi për t’i përmirësuar gjërat.”

Ai mori porosi të shumta urimi edhe nga adhuruesit dhe personalitete të profilit të lartë, përfshirë këtu edhe udhëheqësin e Senegalit, Macky Sall.

“Më i miri në fushë dhe humanist në zemër, Sadio Mane e meriton këtë çmim të bukur të trofeut #Socrates për investimin e tij personal në dobi të komunitetit! #BalloDor”, shkroi Sall në një postim në Twitter.

Çfarë është çmimi Socrates?

Është një çmim modern që nderon futbollistët që angazhohen për përfshirje, mbrojtjen e klimës dhe që angazhohen për njerëzit e lënë anash ose të kërcënuar nga konflikti.

Çmimi, i cili i cili u nda për herë të parë këtë vit, u krijua për të njohur dhe nderuar arritjet jashtë fushës të futbollistëve dhe mori emrin e futbollistit brazilian Socrates, i cili ishte i njohur për punën e tij humanitare gjatë kohës sa ishte futbollist aktiv dhe i cili vdiq në vitin 2011.

- Advertisement -

Sokrates ishte gjithashtu edhe aktivist politik, i cili u angazhua për ndryshime shoqërore në vitet e 80-ta të shekullit të kaluar.  Ai gjithashtu bashkëthemeloi Lëvizjen Demokratike Corinthians për të kundërshtuar qeverinë ushtarake në Brazil, duke u bërë thirrje masave dhe lojtarëve të rebelohen kundër diktaturës ushtarake në vendin e tij në atë kohë.

Çfarë bëri Mane që e meritoi çmimin Socrates?

FOTO: BarçaTimes on Twitter

30-vjeçari, lojtari aktual i Bayern Munichut u rrit në Bambali, një fshat i vogël senegalez në jug të vendit dhe gjatë viteve të fundit është angazhuar në vazhdimësi për të ndihmuar banorët e fshatit.

Ai ndërtoi një spital në vlerë 455,000 £ (513,000 dollarë amerikanë) në fshat dhe gjithashtu dhuroi para për një shkollë të mesme, si dhe siguroi laptopë dhe shpërndau para falas për studentët e shquar në shkollën e mesme në Bambali.

Sadio Mane gjithashtu la mënjanë para për të ndërtuar një pikë karburanti dhe një zyrë postare, ndërsa dhuroi 41,000 £ për Komitetin Kombëtar Senegalez kur shpërtheu pandemia COVID-19 në vitin 2020.

- Advertisement -

Me Liverpool-in, Mane fitoi Ligën e Kampionëve 2018-2019, Premier Ligën angleze 2019-2020, FA Cup, EFL Cup, Superkupën e Evropës dhe Kupën e Botës për Klube, ndërsa gjithashtu ngriti Kupën e Kombeve Afrikane me Senegalin në vitin 2022, dhe i ndihmoi vendin e tij që të kualifikohet për Kampionatin Botëror në Futboll, i cili do të zhvillohet në Katar, duke filluar nga data 20 nëntor.

Vlen të përmendet se Mane doli i dyti në garën për Topin e Artë, pas yllit francez Karim Benzema, ndërsa Kevin De Bruyne, Robert Lewandowski dhe Mohamed Salah plotësuan top pesëshen e listës./Katror.info

Përcillni Katrorin edhe në rrjete sociale

Facebook, Instagram, TikTok, YouTube, X (Twitter), Threads

- Advertisement -

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info/author/arsimi/
    Zbulimi i një mjeti jashtëzakonisht të fuqishëm për diagnostikimin e kancerit
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info/author/arsimi/
    Kështu do të duket Samsung Galaxy A15
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info/author/arsimi/
    Windows 11 me përmirësime të mëdha, fokusi është në këtë veçori
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info/author/arsimi/
    Skoda feston përvjetorin e saj me prodhimin e SUV - it të 3 miliontë

TAGGED: bamirësi, Bayern Munich, çmimi Socrates, football, Kevin De Bruyne, Mohamed Salah, people, Sadio Mane
Arsim Buxhovi October 27, 2022
Shpërndaje
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp Email Print
Artikulli i mëparshëm Fshati italian me “eliksirin” e jetës së shëndetshme
Artikulli i ardhshëm Shpikjet e lashta greke të cilat përdoren edhe sot
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mundesh me e lexu edhe...

People

Aktorja Sofia Vergara mahnitëse në Beverly Hills

3 Shikime
People

Shkencëtarët mblidhen për shkak të Taylor Swift – diskutojnë për ndikimin e saj

17 Shikime
People

Elton John hedh në shitje apartamentin e tij luksoz në Atlanta, çmimi mbi 5 milionë dollarë

5 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

Pages

Home
Kontakti

Kategoritë

Lajme te mira
Katrori YT
People
Viral
Fun
-Kuriozitet
-Life Style
Udhë
Shije

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

Facebook Like
Twitter Follow
Instagram Follow
Youtube Subscribe

Secured by  

 [email protected]
 +38345720430
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë 10000

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.
Gazetarë, profesionistë të web-it dhe social mediave punojnë me dashuri për me ju sjell Lajme të Mira çdo ditë :)
Qëllimi ynë kryesor është që të promovojmë sa më shumë sukseset e personave dhe shoqërisë ku ata jetojnë e që për lexuesit tanë përbën lajm të mirë!
© 2022 - katror.info

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
Welcome Back