katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Temperatura të larta sot në Kosovë
    1 day ago
    Mot i nxehtë, temperatura deri në 34 gradë
    1 day ago
    KFOR-i dhuron pajisje të ndryshme në disa komuna të vendit
    2 days ago
    Mandati i EULEX-it në Kosovë zgjatet deri në qershor 2027
    2 days ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Qershori nis me suksese: Arritje dhe ngjarje inspiruese në Kosovë – Edicioni #17
    24 hours ago
    Digjitalizimi – kapitull i ri për trashëgiminë arkeologjike nënujore
    1 day ago
    Para koncertit, Jaho bën thirrje për ndërtimin e një shtëpie të Operës në Kosovë
    1 day ago
    Osmani: Suksesi i ushtarakëve tanë në SHBA forcon rrugën drejt integrimit
    2 days ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
    1 day ago
    Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë
    2 days ago
    Osmani nderon artistin Musa Piperku në koncertin “Kanga jonë 2025”
    2 days ago
    Pas kritikave të Musk, Trumpi prish miqësinë me të
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    3 days ago
    Oclean X Ultra S: Furça e parë elektrike që flet me ju
    3 days ago
    Mediet britanike kritikojnë planet e AI për përmbajtje të mbrojtur
    4 days ago
    TikTok lançon platformën “TikTok për Artistët” për të mbështetur krijuesit muzikorë
    5 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    4 days ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    5 days ago
    Varësia ndaj sheqerit, çfarë është dhe si mund ta kontrolloni
    5 days ago
    Si të zgjidhni domatet më të mira dhe t’i ruani për më gjatë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    5 days ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    6 days ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    7 days ago
    UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës, në shtator pritet miratimi
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Çka mund të presim nga AI në vitin 2025?
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Kuriozitet

Çka mund të presim nga AI në vitin 2025?

Last updated: 31/12/2024 12:31 AM
98 Shikime
Shpërndaje
FOTO: BetaNews

Çfarë mund të presim nga Inteligjenca Artificiale gjeneruese në vitin 2025? OpenAI dhe Google kanë shpalosur produktet më të reja

Nga The Economist

12 ditët e Krishtlindjeve filluan më 25 dhjetor. Por jo në botën e Inteligjencës Artificiale. Më 5 dhjetor, kompania e Inteligjencës Artificiale OpenAI, që ka krijuar aplikacionin e famshëm ChatGPT, filloi një sërë dërgesash, që i quajti “12 days of Shipmas”.

Mundesh me e lexu edhe…

It seems we can't find what you're looking for.

Firma ka përfshirë në dërgesa edhe një udhëzim të hollësishëm të Sora-s, mjetit të krijimit të videove, si dhe Canvas, një produkt shkrimi dhe kodimi.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Google, që të mos mbesë mbrapa, ka përveshur mëngët. Më 11 dhjetor, ai shpalosi një model të ri të Inteligjencës Artificiale gjeneruese, të quajtur Gemini 2.0.

Gjithashtu, paraqiti prototipa të dy produkteve të Inteligjencës Artificiale të mundësuar nga ky model. Produktet quhen Astra dhe Mariner. Këto mund të kryejnë veprime në emër të një përdoruesi.

Në këto dy njoftime, vihet re një popullaritet më i madh i produkteve sesa i modeleve të Inteligjencës Artificiale. Ndërkohë që studiuesit të cilët merren me modelet e mëdha gjuhësore po përpiqen të shtyjnë kufijtë e Inteligjencës Artificiale, nga ana tjetër, zhvilluesit janë nën trysni për të nxjerrë produkte të zgjuara që provojnë se gjithë kjo zgjuarsi mund të vihet në praktikë.

ASGJË NUK ËSHTË E LEHTË

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Zhvillimi i produkteve të tilla nga Inteligjenca Artificiale gjeneruese, është një gjë e vështirë. Zhvilluesit e tyre zakonisht punojnë duke pasur në mendje se çfarë i nevojitet konsumatorit. Por Inteligjenca Artificiale gjeneruese po evoluon aq shpejt saqë teknologjia po përcakton produktin.

“Normalisht nuk duhet të jesh si një çekiç në kërkim të gozhdës”, thotë Kevin Weil, shefi i produkteve në firmën OpenAI. Por “çdo dy muaj, kompjuterët mund të bëjnë diçka që ne nuk kemi mundur ta bëjmë më parë”.

Sidoqoftë, ka pasur shumë defekte gjatë hedhjes në treg të këtyre produkteve. OpenAI duhej të pezullonte qasjen në produktin Sora, menjëherë pasi kjo e fundit u mundësua për abonentët e aplikacionit ChatGPT, sepse ndikoi në uljen e kërkesës, tha drejtuesi i kompanisë, Sam Altman.

FOTO: Sagar Tech

Ata që e provuan, edhe pse u la mbresë, vunë re se produkti kishte probleme. Një nga më të dukshmet ishte se ai nuk mund të paraqiste dot lëvizjet e ndërlikuara në një mënyrë realiste.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Marques Brownlee, një studiues i teknologjisë, vuri në dukje se Sora kishte shumë gjasa të “ngatërronte” çdo gjë që ecte me katër këmbë. Disa sende zhdukeshin rastësisht.

Edhe agjentët e Google hasën vështirësi me produktet e tyre. Astra, e cila tani për tani mundësohet vetëm për një grup të vogël prove “të besuar”, mund të shpjegojë në disa gjuhë se çfarë sheh nëpërmjet kamerës së një telefoni dhe ka qasje në faqet e Google si “Search” dhe “Maps”.

FOTO: TheAIGRID

Gjatë një prove ku po përshkruante pikturat e famshme, Astra fliste me njohuri për to. Por ngeci kur u pyet nga The Economist se cili ishte qyteti ku ishin ekspozuar shumica e pikturave origjinale.

Mariner, prototipi tjetër i ri i Google, mund të kryejë detyra në Internet, si mbushja e një shporte blerjeje në një supermarket online. Por ai nuk mund ta kryejë vetë pagesën.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Silicon Valley ka pritshmëri të larta për Inteligjencën Artificiale me agjentë. Përdorimi i agjentëve për të shkuar nga “biseda në të bërit”, mund të jetë një nga përparimet e mëdha teknologjike të vitit 2025, thotë Alex Wang i Scale, një kompani e Inteligjencës Artificiale. Prej kësaj shprese, janë rritur çmimet e aksioneve të gjigantëve të softuerit si Salesforce.

Ai tha këtë muaj se kishte arritur marrëveshje me më shumë se 200 klientë për Agentforce, agjentin e saj të Inteligjencës Artificiale, brenda një jave që nga hedhja e tij në treg në muajin tetor. Microsoft, rivali i tij më i madh, ka paraqitur një sërë agjentësh të Inteligjencës Artificiale.

PROBLEMET

Megjithatë, krijimi i agjentëve të Inteligjencës Artificiale, është më i vështirë se krijimi i chatbot-eve, për disa arsye. Një arsye janë të dhënat. Ndryshe nga chatbot-et, të cilët marrin të dhëna nga Interneti për t’iu përgjigjur pyetjeve, agjentët kërkojnë të dhëna për mënyrën se si kryhen detyrat, duke përfshirë renditjen e veprimeve dhe arsyetimin pas tyre. Për detyrat rutinë, si përpunimi i porosisë së një klienti nuk ka problem sepse ato janë të drejtpërdrejta. Por në shumë raste, do të jetë e vështirë të gjenden të dhëna të mjaftueshme për të trajnuar mjetin.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Problemi i dytë është besimi. Në rastin e chatbot-it, është e lehtë të kontrollosh nëse ai ka dhënë një përgjigje të saktë apo të gabuar. Mund të jetë më e vështirë për të kontrolluar për shembull, nëse një agjent i Inteligjencës Artificiale ju ka rezervuar restorantin apo pushimet më të mira brenda buxhetit tuaj.

Google e parandalon qëllimisht Mariner që të shpenzojë para në rast se nuk ka siguri në marrjen e vendimit. Përdoruesit gjithashtu mund të mos pranojnë që t’u japin agjentëve të Inteligjencës Artificiale të dhëna të ndjeshme, për shembull, për historinë e tyre të blerjeve, edhe pse këto të dhëna mund të jenë të nevojshme për funksionimin e duhur të mjetit.

Problemi i fundit është kostoja. Për të arsyetuar, për të planifikuar dhe për të zgjidhur problemet në emër të përdoruesve, agjentët e Inteligjencës Artificiale kanë nevojë për qasje në modele që mund të kryejnë detyra të ndërlikuara. Ata gjithashtu kanë nevojë për kohë për kryerjen e detyrës dhe duhet të bashkëveprojnë me mjete të tjera, për shembull, me një browser në Internet. Gjithashtu kanë nevojë për shumë memorie për të mundësuar një shërbim të përshtatshëm për përdoruesit. E gjithë kjo është e ndërlikuar dhe e shtrenjtë për t’u ndërtuar dhe kërkon shumë fuqi kompjuterike.

Tashmë trysnitë e kostos kanë filluar të shfaqen. Më 5 dhjetor, firma OpenAI hodhi në treg një version “pro” të ChatGPT, me qasje të pakufizuar në të gjitha funksionet e tij më të fundit. Kjo mund të përfitohej duke paguar 200 dollarë në muaj, dhjetë herë më shumë se çmimi i abonimit bazë.

Alphabet, kompania që zotëron Google, është më e pasur dhe ka mundësinë të jetë më bujare. Sidoqoftë, nëse agjentët e Inteligjencës Artificiale i përmbushin pritshmëritë, konsumatorët mund të mendojnë se kostoja shtesë ia vlen barra qiranë./Katror.info

TAGGED:2025AIkuriozitettop3

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Rëndësia e shëndetit oral për shëndetin e përgjithshëm
Artikulli i ardhshëm 22 libra që duhet të lexoni patjetër

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Kuriozitet

Radioteleskop gjigand në hënë – Gjithçka që duhet të dini për projektin e ri të NASA-s!

14 Shikime
Kuriozitet

“Tapi Tapi”: Akulloret që qetësojnë shpirtërat dhe ringjallin kujtesën afrikane

15 Shikime
Kuriozitet

Një xhel i veçantë mund të ndihmojë në shpëtimin e koraleve

13 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?