katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    9 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    9 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    9 months ago
    Postimet e fundit
    SHBA-ja sheh mundësi për bashkëpunim ekonomik me Kosovën, kërkon heqjen e barrierave
    6 hours ago
    Kushtetuesja ua ndalon deputetëve vendimet pas kalimit të afatit 30-ditor
    6 hours ago
    Mbretëria e Bashkuar mbështet FSK
    13 hours ago
    BE thirrje institucioneve: Siguroni financim të qëndrueshëm për RTK-në
    13 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Vazhdon të jetë e hapur gara e parë për Agrogazetari në Kosovë
    14 hours ago
    Laura Fazliu në finale të Lojërave Botërore Universitare
    13 hours ago
    Dua Lipa performon në natën hapëse të Sunny Hill Festival 2025
    16 hours ago
    Fillon vjelja e mjedrës, fermerët presin 30 për qind më shumë rendiment sivjet
    16 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Sa shumë pasuri la pas Ozzy Osbourne?
    15 hours ago
    Filmi biografik për Michael Jackson “Michael” shtyhet për në 24 prill 2026
    15 hours ago
    Nis Festivali i Operës Rame Lahaj me mbrëmjen kushtuar Nexhmie Pagarushës
    20 hours ago
    DokuNights shpalos programin e plotë: Netë magjike në kalanë e Prizrenit
    21 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Takimi i parë me delen, reagimi i bebes bëhet viral
    4 days ago
    Niveli i ri i Inteligjencës Artificiale: ChatGPT vepron dhe vendos për ty
    4 days ago
    Samsung lanson Galaxy Z Flip7: Kamerë perfekte, AI i avancuar & dizajn i palosshëm
    2 weeks ago
    Apple përgatit iPhone 17 Pro Max me super bateri
    3 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Mos e bëni më këtë gabim! Pirja e kafes esëll mund të dëmtojë shëndetin tuaj…
    2 weeks ago
    Ushqimet që ndihmojnë trupin të përballojë vapën; 7 superfrutat dhe perime që duhet të keni patjetër në frigorifer
    2 weeks ago
    Vlerat e rralla të dardhave shqiptare – Zbulojini këtu!
    2 weeks ago
    Djathi më i shtrenjtë në botë shitet për 42,232 dollarë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    10 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Peruja zbulon një thesar antik, qyteti i ndërtuar para më shumë se 3.000 vitesh
    2 days ago
    Piramidat sekrete mbretërore të Skocisë tregojnë historinë e Balmoralit
    5 days ago
    Taroudant: Oazi i fshehur që ofron përvojën e vërtetë të Marokut
    1 week ago
    Liqeni i Seferanit, një ndër atraksionet natyrore më të vizituara në Belsh
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Çfarë thotë ligji për dorëheqjen e Qeverisë?
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme

Çfarë thotë ligji për dorëheqjen e Qeverisë?

Last updated: 15/04/2025 8:45 PM
51 Shikime
Shpërndaje

A kanë dhënë dorëheqje anëtarët e Qeverisë që janë zgjedhur deputetë nga funksionet ekzekutive apo jo? Kur konsiderohet që Qeveria është në dorëheqje? Si ndodh dorëheqja e anëtarëve të Qeverisë? Çfarë ndodh pas dorëheqjes së tyre?

Kjo ishte tema e ditës pas një përpjekjeje të pasuksesshme për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Shkaku – partitë politike që deri së voni ishin në opozitë nuk e pranuan dorëheqjen që kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ia dorëzoi kryetarit të deritanishëm të Kuvendit, para mbledhjes së Komisionit për e mandateve të Kuvendit. 

Rrjedhimisht, ata nuk e votuan raportin e komisionit, votimi i të cilit do t’i hapte rrugë betimit të deputetëve dhe zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

Mundesh me e lexu edhe…

Kushtetuesja ua ndalon deputetëve vendimet pas kalimit të afatit 30-ditor

Në këtë tekst mund të mësoni se çfarë thonë ligjet e Kosovës lidhur me dorëheqjen e Qeverisë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kur përfundon mandati i Qeverisë?

Ligji për Qeverinë e Kosovës, i miratuar nga Qeveria e fundit e Albin Kurtit në vitin 2022, parasheh se mandati i Qeverisë përfundon me përfundimin e mandatit katërvjeçar të Kuvendit (që është rasti në situatën aktuale), me votimin e suksesshëm nga Kuvendi të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë, me dorëheqjen e kryeministrit, apo me shpërndarjen e Kuvendit.

Po ashtu, mandati i anëtarit të Qeverisë përfundon nëse ai/ajo nuk bën betimin, jep dorëheqje, zgjidhet deputet, i përfundon mandati i rregullt i Qeverisë, etj.

Çfarë ndodh në rast se anëtari i Qeverisë zgjidhet deputet?

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ligji për Qeverinë parasheh se, nëse një anëtar i Qeverisë në detyrë zgjidhet deputet i Kuvendit, ai duhet të japë dorëheqje nga posti i anëtarit të ekzekutivit para ditës së certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve.
Kështu thuhet në nenin 26 të këtij ligji, i cili ka të bëjë me papajtueshmërinë me funksionin e anëtarit të Qeverisë dhe parandalimin e konfliktit të interesit.

Certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë është bërë më 27 mars nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe para asaj date nuk ka pasur dorëheqje nga anëtarët e Qeverisë Kurti 2.

Albin Kurti më 27 mars shkroi në Facebook se mandati i tij katërvjeçar përfundoi më 23 mars, dhe pretendoi se sipas Ligjit për Qeverinë, nuk ka nevojë për një akt shtesë dhe formal të dorëheqjes nga posti. 

Ai citoi nenin që përcakton se mandati i anëtarit të Qeverisë përfundon nëse përfundon mandati i rregullt i Qeverisë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Si ndodh dorëheqja e Qeverisë dhe a ka ajo kompetenca pas kësaj?

Sipas ligjit, Qeveria në dorëheqje vazhdon të ushtrojë përgjegjësitë e saj deri në zgjedhjen e Qeverisë së re nga Kuvendi, por me kufizimet e përcaktuara me ligj (më poshtë përmendim cilat janë ato).

Një Qeveri është në dorëheqje: pas shpërndarjes së Kuvendit, deri në zgjedhjen e Qeverisë së re; pas dorëheqjes së kryeministrit ose në çdo rast tjetër kur posti i kryeministrit mbetet i lirë, deri në zgjedhjen e Qeverisë; pas votimit të suksesshëm të mocionit të mosbesimit ndaj saj nga Kuvendi, deri në zgjedhjen e Qeverisë së re…

Sa u përket kufizimeve, në ligj përmendet që Qeveria në dorëheqje kryen vetëm aktivitetet e domosdoshme të planifikuara me planin vjetor dhe ligjin për buxhetin; nuk miraton nisma për lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare që kërkojnë ratifikim nga Kuvendi, nuk miraton projektligje, amendamente kushtetuese, strategji apo dokumente konceptuale, nuk inicion procedura të reja për emërime në pozita publike, nuk propozon kandidatë për pozita që kërkojnë emërim nga Kuvendi, etj.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Qeveria në dorëheqje, megjithatë, ka të drejtë t’i propozojë Kuvendit miratimin e buxhetit. Në rast të fatkeqësive natyrore apo shëndetësore, disa nga këto kufizime nuk vlejnë më.

Kur fillon mandati i deputetit?

Sipas Kushtetutës së Kosovës (neni 70), mandati i deputetit të Kuvendit të Kosovës fillon ditën e certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve dhe përfundon, ndër të tjera, kur deputeti emërohet anëtar i Qeverisë së Kosovës.

Mandati i deputetit përfundon ose bëhet i pavlefshëm nëse: nuk bën betimin; jep dorëheqje dhe emërohet anëtar i Qeverisë së Kosovës.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Çfarë thanë ekspertët?

Ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, aktualisht profesor i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, Enver Hasani, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë më 15 prill tha se dorëheqja duhet të jetë e qartë dhe duhet bërë publike, me kohë dhe të jetë pa ekuivok.

“Kjo (letra) mund të pranohet legalisht, në njëfarë mënyre. Por, ajo nuk është ekuivalente me dorëheqjen, për shkak se dorëheqja duhet të jetë shprehimore, sikurse e kërkon ligji…Por, edhe po të mos ishte Ligji për Qeverinë, i cili e detyron (kryeministrin) që të japë dorëheqje, pa ekuivoke, para momentit të certifikimit (si deputet), përkatësisht, para certifikimit, atëherë çështja e Kushtetutës është e qartë – në momentin që e jep betimin (si deputet) nuk mund të kesh dy lojalitete”.

“Kur thotë ligji dhe Kushtetuta se duhet që para certifikimit, përkatësisht para betimit, të jepet dorëheqja dhe nuk mund të ushtrosh asnjë funksion, kjo nuk ka lidhje me mandat – as për funksion ekzekutiv as në detyrë, as në dorëheqje, në asnjë mënyrë”, shtoi ai.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës, dorëheqja e kryeministrit nuk është e mjaftueshme – çdo ministër që ka fituar mandat si deputet duhet të dorëzojë dorëheqjen individualisht dhe në rrugë zyrtare.

Ai thekson se nuk është e pranueshme që këto dokumente të dorëzohen në mënyrë informale apo përmes individëve të ndryshëm në ambientet e Kuvendit. Procedura e duhur përfshin dorëzimin zyrtar në Sekretarinë e Kuvendit, e cila më pas e përcjell dokumentacionin tek Komisioni përkatës.

“Sepse unë besoj që nuk është e hijshme që këto të sillen nga individë të caktuar, të barten shkresat me dorë nëpër hollët e Kuvendit. Por, ka përcaktim të procedurave se si bëhet pranimi i një shkrese nga Qeveria”, thotë Cakolli.

E, pasi dështoi konstituimi i Kuvendit të Kosovës në seancën e sotshme, Rregullorja e Kuvendit përcakton që një seancë e re duhet të thirret brenda 48 orësh, që do të thotë se seanca e re duhet të mbahet më së voni deri të enjten. /Radio Evropa e Lirë /Katror.info

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    10 këshilla për të përfituar sa më shumë nga fundjavat tuaja
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Çfarë është ecja japoneze dhe cilat janë përfitimet shëndetësore nga ajo?
TAGGED:doreheqjelajmeLigjiQeveria

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm ShBA do mbyllë konsullatat në njërin shtet të Ballkanit
Artikulli i ardhshëm Udhëheqësit e BQK-së në Forumin Ndërkombëtar për Qeverisjen e Bankave Qendrore në Riad 

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

SHBA-ja sheh mundësi për bashkëpunim ekonomik me Kosovën, kërkon heqjen e barrierave

9 Shikime
Lajme

Kushtetuesja ua ndalon deputetëve vendimet pas kalimit të afatit 30-ditor

16 Shikime
Lajme

Mbretëria e Bashkuar mbështet FSK

17 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?