Daniele Orsato, i vetmi gjyqtar italian i pranishëm në Kupën e Botës, është caktuar për ndeshjen hapëse Katar-Ekuador.
Daniele Orsato, i vetmi gjyqtar italian i pranishëm në Kupën e Botës, është caktuar për ndeshjen hapëse Katar-Ekuador. Në orën 17:00, Do të jetë një moment shumë emocionues për Orsaton, i cili shton një tjetër ndeshje të madhe në karrierën e tij fantastike.
I lindur në vitin 1975, Orsato ka tejkaluar kufijtë e moshës, por ka pasur një tjetër përjashtim dhe për këtë arsye mund të arbitrojë në Itali dhe në Europë. Në Serie A ka drejtuar të gjitha ndeshjet kryesore, së fundmi ka qenë arbitër në ndeshjet Milan-Juventus dhe Roma-Lazio.