Gjiganti amerikan CNN ka përzgjedhur 24 vende të cilat duhen vizituar gjatë vitit 2024. Mes tyre rekomandohet edhe Shqipëria, ku gjatë 2023 u shënua një numër rekord vizitorësh, 10 milionë turistë.
Shqipëria dhe plazhet e saj nuk ka qenë asnjëherë më parë një destinacion kaq popullor, por me çmime miqësore për xhepin e pushuesve ka shënuar një bum në turizëm. Fqinjët italianë kaluan Adriatikun për të pushuar atje gjatë verës, shkruan CNN. Në artikull evidentohet edhe një herë rëndësia e ndërtimit të aeroportit të Vlorës, përmes të cilit mbërritja në plazhet e mrekullueshme shqiptare do të jetë më e lehtë.
Por Shqipëria, thotë CNN, nuk ka vetëm plazhe, por edhe një kulturë të pasur e cila vjen mes qyteteve si Berati dhe Gjirokastra, përfshi vargmalet mahnitëse. CNN thekson edhe rëndësinë e Parkut Kombëtar të Vjosës, marrë në mbrojtje gjatë 2023-shit./Katror.info