Edicioni i 17-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit, PriFest, është përmbyllur të dielën në mbrëmje me ndarjen e çmimeve.
Çmimi kryesor i Prishtina International Film Festival- PriFest me titull “Vjosa Berisha”, i është ndarë filmit ‘Cycle’ të regjisorit Erkan Tahgușoğlu.
Çmimi për “Regjisorin më të Mirë” i është ndarë regjisorit Dino Mustafić.
Çmimi për filmin më të mirë të mesëm iu nda filmit ‘Two strangers’.
Çmimi për filmin më të mirë të shkurtër shkoi për filmin “Three Keenings”.
Çmimi aktori më i mirë shkoi për aktorin Stojan Dojcev.
Çmimi për aktoren më të mirë shkoi për aktoren Arta Dobroshi./Katror.info