Dafina Zeqiri mori çmimin “Artistja e Vitit 2023” nga Radio Dukagjini. Ky çmim iu nda mbrëmjen e 18 shtatorit nga ish-presidentja e vendit Atifete Jahjaga në koncertin festive të 24 vjetorit të themelimit të “Radio Dukagjinit”.
Këngëtarja Dafina Zeqiri u shpreh falënderuese ndaj Radio Dukagjinit për përkrahjen e vazhdueshme. Tha se ndihet e vlerësuar nga dëgjuesit që i kërkojnë këngët e saj përmes radios.
“Tash e 16 vite kam ardhur në Kosovë, për ta bërë ëndrrën time realitet. Ndihem e vlerësuar nga gjithë ata dëgjues që i kërkojnë këngët e mija”, tha ajo.

Mes tjerash “Radio Dukagjini” ndau mirënjohje edhe për artistët: Korin Siparantum, Shkelzen Doli, Shpat Deda, Vesa Luma, Rona Nishliu, Yllka Kuqi, Loreta Kaçka, Sinan Vllasaliu dhe Afrim Muçiqi.
Radio Dukagjini ndau çmimet post mortum për artisten, Nexhmije Pagarusha, Muharrem Qena dhe Ismet Peja. /Katror.info