Festivali i njohur Dam ka paralajmëruar dy koncerte që do të mbahen nesër dhe pasnesër (6 dhe 7 prill) në Pallatin e Rinisë.
Ansambli rezident i Garës s 3-të Kompozitorëve të Ballkanit në Prishtinë, NEC – Nouvel Ensemble Contemporain është duke punuar me studentët e Fakultetit të Arteve – Dega e Artit Muzikor në kuadër të platformës ‘Shkolla për Muzikën e Re’ – fuqizuar nga DAM Festival, thuhet në një njoftim n◄ Facebook.
“Paralelisht po vazhdojnë përgatitjet për finalen e Garës së 3-të të Kompozitorëve të Ballkanit ku do të interpretohen veprat e katër finalistëve: Christos Ntovas (Greqi), Konstantinos Chaliasas (Greqi), Jetmir Zaganjori (Shqipëri) dhe Yll Daklani (Kosovë).”/Katror.info