Ne po provojmë vazhdimisht me t’njoftu me recetat ma t’mira e ma me shije që i dijmë e që besojmë munden me t’ndihmu me kriju shprehi t’mira t’t’ushqyerit. Andaj edhe shumë shpesh vijmë me receta prej ma t’ndryshmeve për smoothie; t’cilat po pëlqehen prej shumë lexuesve, dhe me t’drejtë.
Qysh i patëm nda me ty 5 recetat e smoothie-ve t’gjelbra, kësaj radhe e kemi sos me i nda 5 recetat e smoothie-ve t’verdha t’cilat DUHESH me i provu. E këtë artikull ia dedikojmë meraklive t’smoothie-ve me ngjyrë t’verdhë specifikisht, sepse, edhe për ta ka vend n’recetat tona.
1. SMOOTHIE PROTEINIK ME ANANAS
Smoothie proteinik me ananas asht mënyra ma e mirë e mundshme me konsumu ma shumë proteina n’mënyrë natyrale. Pra, pa pluhun proteinik. E këtë kombinim mundesh me ja ba gati sikurse vehtës, ashtu edhe fëmijëve për shkollë pa u tutë që nuk po e pijnë, sepse, kremoziteti dhe ambëlsia e këtij smoothie-t nime t’len pa fjalë.
2. SMOOTHIE ME GJALPË KIKIRIKU DHE BANANE
Smoothie me gjalpë kikiriku dhe banane asht nji prej smoothie-ve me shijen ma kremoze t’cilën mundesh me e përgatitë. As nuk ka ndonji filozofi, e as nuk lypë shumë përbërës, por e ke n’dakik gati.
3. SMOOTHIE ME DARDHË DHE MANGO
Thjeshtësia e kombinimit t’dardhës me mango sa e ban këtë smoothie t’lehtë me u paramendu si shije, aq edhe e ban me qenë unik e plot freski. Mjafton me i përzi përbërësit e maposhtëm n’blender e me i blu edhe me kriju e konsumu diçka plot shije e vitamina, pa u mundu fort.
4. SMOOTHIE PROTEINIK ME BANANE
Njilloj sikurse edhe smoothie-t e laetpërmenduna, edhe smoothie proteinik me banane ta mundëson me marrë ma shumë vitamina e proteina n’mënyrë natyrale, pa pasë nevojë me përdorë pluhun proteinik artificial. Për shije ma nuk po flasim!
5. SMOOTHIE ME ANANAS
Smoothie me ananas asht nji prej smoothie-ve t’cilat ta japin ndjesinë që nuk po pin diçka veç t’shnetshme por t’bajatshme, por që vërtetë po pin diçka që t’shijon. Kremoziteti i jogurtit grek dhe bananes, si dhe aciditeti i ananasit janë komboja ideale për me t’i lumturu shqisat e shijes. Mjafton me i pasë përbërësit e duhur pra!
Servoji smoothie-t n’gotë ose vendosi n’shishe t’xhamit e ruji n’frigorifer. Këto smoothie qëndrojnë t’freksëta për 2 ditë. Thjeshtë çka duhesh me ba asht me e shkundë shishen mirë para përdorimit. Shijo!
E nëse je n’kërkim t’ideve t’tjera për smoothie – ne t’i kemi radhitë 5 smoothie-t ma t’mira për shnetë bashk me 3 smoothie me dredhëza që kujtdo i pëlqejnë. Secila asht ma e mirë se tjetra, edhe secilën prej tyre e ke gati brenda 2 minutave.
Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria