Kombëtarja e Kosovës në futboll, sot në mëngjes, ka udhëtuar drejt Izraelit.
‘Dardanët’ nesër mbrëma do të përballen me Izraelin në ndeshjen e parë kualifikuese për EURO 2024.
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), përmes një njoftimi, ka konfirmuar se ekspedita e Kosovës është nisur drejt Izraelit.
“Me dëshirë dhe besim të palëkundur, ata shpresojnë të shkëlqejnë në fushë dhe të arrijnë fitore të madhe”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Ndërsa së fundmi u publikua edhe një video me titull ‘Kosova në evropian’, moto që i është vendosur nga Federata e Futbollit të Kosovës, derisa ‘Dardanët’ nisën rrugëtimin e tyre për ta arritur qëllimin e madh, kualifikimin në Kampionatin Evropian Euro 2024.
“Nga dhimbja në lavdi, historia ime dardane”, është titulli i kësaj video e cila sjell një rrëfim të shkurtër të ecurisë së ‘Dardanëve’ deri në këtë pikë, me shumë vështirësi e pengesa, por me synime të mëdha e të qarta.
Izraeli do të jetë rivali i parë i Kosovës, sfidë e cila zhvillohet nesër me fillim nga ora 18:00./Katror.info