Arkitektja kosovare, Dea Luma që ka përfunduar studimet e doktoraturës në Universitetin e Tokios në një fushë revolucionare, atë të neuroarkitekturës, shkruan KultPlus.
Së fundmi ajo u përfshirë në numrin e ri të revistës “ZA” nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila është shprehur se vajzat si Dea janë krenaria e potenciali më i madh i vendit tonë.
“Vajzat si Dea Luma janë krenaria e potenciali më i madh i vendit tonë. Arkitektja kosovare përfundoi studimet e doktoraturës në Universitetin e Tokios në një fushë revolucionare – atë të neuroarkitekturës. Dea jo vetëm që përfundoi studimet në një fushë ende të re, por ajo kontribuoi në prodhim njohurish duke ndihmuar në krijimin e një departamenti të ri që kombinon neuroshkencën, arkitekturën, shëndetin e njeriut dhe mjedisin”, shkroi Jahjaga.
Rrugëtimin dhe sfidat e Deas përgjatë viteve mund t’a gjeni të shkruar në Revistën “ZA”. /Katror.info
Përgatiti:
