Në një atmosferë të mbushur me energji dhe pasion sportiv, sot është zhvilluar Kampionati Individual i Kosovës për moshat U11 dhe U15, i cili mbledhi talentet më premtues të pingpongut nga e gjithë Kosova.
Në mesin e qindra pikëve të bukura dhe dueleve emocionuese, Denat Makolli një talent i ri i Klubit të Pingpongut Priping arriti të shpallet kampion i KIK U11 për vitin 2025.
Denati tregoi një nivel të lartë loje, qetësi, teknikë dhe vendosmëri në çdo ndeshje, duke kaluar pa humbje deri në finale ku u ballafaqua me të riun nga Ferizaji Arijon Krasniqi.
Finalja ishte një ndeshje me shumë kthesa, ku në fund me rezultat të ngushtë 3:2 fitoi Denati.

Me këtë fitore, Denati jo vetëm që u kurorëzua kampion i Kosovës për moshat U11, por gjithashtu dëshmoi se puna dhe përkushtimi në stërvitje japin rezultate të prekshme.
Pjesë e këtij turneu ishin edhe lojtarët tjere të klubit të cilët garuan edhe në U15, ku vlenë të theksohet ndeshja e Grini Popova kundër favoritit të turneut Arnis Qekut, i cili ushtron qe disa vite në Gjermani. Grini arriti të mposhtë Arnisin me rezultat 3:2 në një ndeshje shume të balancuar.
Rezulate të mira paten edhe ne kategorinë Cifte Mashkuj dhe Cifte Mix, ku Grini Popova dhe Hana Murseli siguruan medalje te bronztë ne mix, ndersa Grini Popova dhe Diar Bunjaku ne kategorine cifte mashkuj.
Poashtu fitorja e Deti Konushevci 3 me 0 ndaj Ari Krasniqi nga Prizreni në kategorinë U15 befasoi shumë të gjithë pjesëmarresit e këtij kampionati.
Gjatë javes se ardhshme do te zhvillohet Liga e Junioreve U15 dhe xhiro e trete e Superliges. /Katror.info
Përgatiti:
