Përpjekja e 32-të për formimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës ka dështuar sërish.
Në seancën e së dielës, ishin të pranishëm 75 deputetë. Nga ta, 45 votuan pro, një kundër dhe nuk pati asnjë abstenim, raporton Katror.info.
Seanca e radhës është caktuar të mbahet të martën, duke nisur nga ora 10:00.
Seanca për konstituimin e Kuvendit ka nisur më 15 prill dhe po vazhdon pa asnjë rezultat për shkak edhe të pamundësisë për të krijuar Komisionin për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
Ndërkohë çdo përfundim të seancës përfaqësuesit e partive politike po hedhin akuza ndaj njëra-tjetrës për bllokim institucional./Katror.info