Samsung ka zbuluar modelin e ri të orës së mençur Galaxy Watch 6, për të cilin ka kohë që janë dhënë një varg thashethëmesh.
Modeli Pro do të rikthejë kornizën rrotulluese që u prezantua për herë të fundit në Galaxy Watch4 Classic dhe kaloi një gjeneratë me Watch5 Pro.
Sipas disa informacioneve seria Galaxy Watch6 do të mundësohet nga një çip i ri, i quajtur Exynos W980.
Kjo pritet të shpejtoj punën e orës për më shumë se 10% se Exynos W920 që fuqizon të dyja familjet Galaxy Watch4 dhe Galaxy Watch5.
Për më tepër, Exynos W980 i ri me sa duket mund të prodhohet në një procesor prej 5 nanometër nga vetë Samsung dhe ky ndërrim në proces mund të rezultojë në jetëgjatësi të përmirësuar të baterisë për pajisjet e ardhshme.
Galaxy Watch6 do të ketë gjithashtu një ekran më të madh dhe me rezolucion më të lartë, me korniza më të holla dhe me bateri me kapacitet më të lartë.
Këto janë duke u shndërruar në përditësime shumë të mira, veçanërisht për ata që kërkojnë të përmirësohen nga gjenerata e Galaxy Watch 4./Katror.info