Filmi “The Super Mario Bros” arriti rezultatin e lartë, duke fituar 58.23 milionë dollarë në fundjavën e tretë të publikimit.
Filmi i animuar i shmangu lehtësisht publikimet e reja të kësaj fundjave, duke përfshirë edhe horrorin “Evil Dead Rise”.
Pas tre javësh në ekranin e madh, “Mario” ka fituar 434.33 milionë dollarë në Amerikën e Veriut dhe 871 milionë dollarë në nivel global për të qëndruar edhe më lart si filmi më i madh i vitit.
Këto shitje biletash, vetëm 37% më pak nga fundjava e mëparshme, renditen si fundjava e tretë më e lartë ndonjëherë për një film të animuar në vend.
Ndonëse “Super Mario Bros” arriti në garë, “Evil Dead Rise” arriti të grumbullonte 23.5 milionë dollarë nga 3,402 kinema të Amerikës së Veriut në debutimin e tij.
Filmi shtoi 16.8 milionë dollarë në arkat ndërkombëtare, duke e çuar shifrën e tij globale në 40.3 milionë dollarë.
Thrilleri, kushtoi 15 milionë dollarë për t’u prodhuar dhe fillimisht ishte menduar të dilte në HBO Max përpara se të dilte në shfaqje tradicionale teatrale.
“Evil Dead Rise”, një histori e hidhur për dy motra që përpiqen të shpëtojnë familjen e tyre nga krijesat demonike, ka gjeneruar komente mjaft të mira./Katror.info