Në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, po mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të Policisë së Kosovës.
Nga ora 09:15, kadetët hynë në sallë duke marshuar, përderisa hapja e ceremonisë zyrtare do të bëhet në ora 10:00.
Sipas njoftimit, pjesëmarrës në këtë ceremoni pritet të jenë personalitete shtetërore dhe ndërkombëtare, familjarë të zyrtarëve policorë që do të diplomojnë, si dhe eprorë të Policisë së Kosovës. /Katror.info
Përgatiti:
