Xhudistja jonë, Distria Krasniqi ka kaluar në finalen e madhe në Kampionatin Evropian individual të xhudos që po mbahet në Montpellier të Francës.
Kampionet olimpike, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, janë një hap larg medaljeve evropiane.
Krasniqi është kualifikuar në finalen e kategorisë -52 kg, ndërsa Nora kërkon medaljen e bronztë përmes repesazhit në -57 kg.
Flaka Loxha (-57 kg). shënoi një fitore dhe u ndal në raundin e dytë.
Iu urojmë fat dhe suksese kampioneve tona. Blloku final nis prej orës 17:00./Katror.info