katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    9 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    9 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    9 months ago
    Postimet e fundit
    Dje Klina regjistroi temperaturë mbi 42 gradë Celsius, edhe sot do jetë vapë
    2 hours ago
    “WTF” – çfarë ndodhi në Anibar 2025?
    12 hours ago
    UP dhe Kolegji i Kirurgëve themelojnë Qendrën për Kërkime dhe Trajnime të Avancuara në Mjekësi
    12 hours ago
    Sunny Hill Festival – rishikimi i kufijve dhe ngritja e një kombi
    13 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    EC Ma Ndryshe prezanton gjetjet mbi biodiversitetin dhe ndikimin klimatik
    11 hours ago
    Rikthehet në funksion Starlink i Muskut
    11 hours ago
    ‘Sunny Hill Festival’ me pikë të shitjes së biletave në sheshin “Zahir Pajaziti”
    11 hours ago
    FSK mbështet Policinë e Kosovës
    12 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Del në ankand kitara e Jimmy Page të ”Led Zeppelin”
    11 hours ago
    Zëri që shëtit botën me “Messiah” takon në Kosovë këndimin e thellë
    18 hours ago
    Dua Lipa emocionon fansat me një video në shqip para nisjes së ‘Sunny Hill’
    19 hours ago
    Sa shumë pasuri la pas Ozzy Osbourne?
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Takimi i parë me delen, reagimi i bebes bëhet viral
    5 days ago
    Niveli i ri i Inteligjencës Artificiale: ChatGPT vepron dhe vendos për ty
    5 days ago
    Samsung lanson Galaxy Z Flip7: Kamerë perfekte, AI i avancuar & dizajn i palosshëm
    2 weeks ago
    Apple përgatit iPhone 17 Pro Max me super bateri
    3 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Mos e bëni më këtë gabim! Pirja e kafes esëll mund të dëmtojë shëndetin tuaj…
    2 weeks ago
    Ushqimet që ndihmojnë trupin të përballojë vapën; 7 superfrutat dhe perime që duhet të keni patjetër në frigorifer
    2 weeks ago
    Vlerat e rralla të dardhave shqiptare – Zbulojini këtu!
    2 weeks ago
    Djathi më i shtrenjtë në botë shitet për 42,232 dollarë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    10 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    ”Forbes” rekomandon Shqipërinë si ndër vendet më të mira për të dalë në pension në 2025
    12 hours ago
    Peruja zbulon një thesar antik, qyteti i ndërtuar para më shumë se 3.000 vitesh
    3 days ago
    Piramidat sekrete mbretërore të Skocisë tregojnë historinë e Balmoralit
    6 days ago
    Taroudant: Oazi i fshehur që ofron përvojën e vërtetë të Marokut
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: “Do they know is Christmas” – kënga që për katër dekada fton për solidaritet
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

“Do they know is Christmas” – kënga që për katër dekada fton për solidaritet

Last updated: 08/12/2024 8:19 AM
179 Shikime
Shpërndaje
Band Aid, 25 nëntor 1984: shumica e yjeve të pop-it që performuan këngën "Do They Know It's Christmas?"

Festa e Krishtlindjeve po afrohet. Amy Grant, Frank Sinatra, Dean Martin, Bing Crozby, Michael Buble po na e sinjalizojnë atë në të gjithë lavdinë e saj. Të gjithë këta interpretues këndojnë për dashurinë, mirëkuptimin, mirësinë ndaj njëri-tjetrit dhe gjithashtu për të ndihmuar njëri-tjetrin në momente të vështira. Por, më 6 dhjetor realizimi i një këngë e katër dekadave më parë me temë Krishtlindjesh që ka ndërmarrë vepra konkrete për të ndihmuar njerëzit në nevojë po bëhet sërish aktuale me versionin e katërt, më madhështor dhe më të bukur se më parë me protagonistët e asaj kohe dhe protagonistët e kësaj kohe, të bashkuar për të na kujtuar se muzika duhet të ketë edhe qëllime të tjera përveç argëtimit.

“Do They Know It’s Christmas? (A e dinë ata se janë Krishtlindje?) u frymëzua nga një seri raportesh të bëra nga gazetari i BBC-së Michael Buerk në 1984, i cili tërhoqi vëmendjen ndaj urisë në Etiopi.

Buerk e përshkruan atë si “një uri me përmasa biblike në shekullin e 20-të” dhe “gjëja më e afërt me ferrin në Tokë”. Raporti paraqiste infermieren Claire Bertschinger, e cila duhej të zgjidhte se cilët fëmijë do të merrnin sasinë e kufizuar të ushqimit në stacionin e ushqimit dhe të cilët ishin tepër të sëmurë për t’u shpëtuar.

Mundesh me e lexu edhe…

Ka rinovuar kontratën me Mallorcan, Vedat Muriqi zbulon se sa fiton

Këto pamje tronditën Mbretërinë e Bashkuar, duke motivuar britanikët që të përmbysnin agjencitë humanitare me donacione. Këngëtari i Boomtown Rats, Bob Geldof dhe partnerja e tij, prezantuesja televizive Paula Yates, e panë transmetimin më 23 tetor dhe u prekën thellësisht prej tij.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Geldof kishte punuar me Midge Ure, këngëtarin e grupit Ultravox në vitin 1981 në një shfaqje bamirëse. Ai dhe Ure u morën vesh, që të bënin një këngë e cila do të kishte për qëllim të ndihmonin situatën në Afrikë.

Geldof filloi të rekrutonte muzikantë. Ai thirri Sting dhe Simon Le Bon nga Duran Duran, të cilët ranë dakord të merrnin pjesë së bashku me pjesën tjetër të grupit Duran Duran, ai rekrutoi edhe grupin Spandau Ballet. Geldof Shkroi  tekstin dhe Midge Ure shkroi muzikën. Kontribues u bënë të gjitha  revistat muzikore në Mbretërinë e Bashkuar, të cilat dhuruan hapësirë ​​reklamimi për të promovuar këngën: etiketa diskografike e Geldofit, Phonogram, e cila publikoi këngën, po ashtu falas kompania e tyre mëmë PolyGram, e cila e shpërndau atë, dhe artisti Peter Blake, i cili krijoi kopertinën e këngës të gjithë pa kurrfarë honorari.

Geldof kontaktoi artistë të ndryshëm, duke shpresuar që të shfaqeshin emrat më të mëdhenj të muzikës britanike dhe irlandeze. Ata që nuk ishin në gjendje të shfaqeshin, si David Bowie dhe Paul McCartney, dërguan mesazhe të regjistruara mbështetjeje që u shfaqën në anën B të pllakës, grupi Thompson Twins, të cilët ishin jashtë vendit dhuruan një pjesë të të ardhurave të këngës së tyre “Lay Your Hands on Me” për bamirësinë Action for Ethiopia.

Anëtarët e grupit amerikan Kool & the Gang u shfaqën sepse ishin nënshkruar me të njëjtën etiketë diskografike si Boomtown Rats, dhe ndodhi që të vizitonin zyrat e Phonogram në Londër në ditën që Geldof propozoi këngën. Geldof ftoi Francis Rossin dhe Rick Parfitt të grupit Status Quo, të merrnin pjesë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Edhe pse Status Quo ishin nga një sfond dhe epokë të ndryshme muzikore, ai ndjeu se fama dhe suksesi i tyre i vazhdueshëm do të shtonte besueshmërinë dhe baza e madhe e fansave të tyre do të shtonte interesimin. Geldof i telefonoi Boy George, në atë kohë një nga yjet më të mëdhenj të muzikës në botë, i cili ishte në Nju Jork një ditë para regjistrimit për të insistuar që ai të merrte pjesë. George mori fluturimin e fundit Concorde të ditës dhe mbërriti në Sarm West në orën 6 pasdite.

Ai nga aeroporti shkoi drejt në studio në kabinën e incizimit, si artisti i fundit solo për të kënduar pjesën e tij.

I gjithë projekti mbaroi me pjesëmarrjen e më shumë se 50 artistëve të asaj kohe, nga U2 e deri te Paul Young dhe George Michael. Të gjithë falas dhe me harxhimet e veta nën emrin e përbashkët “Band Aid”.

Band Aid – Do they know it’s christmas 1984 | HD – Widescreen 16:9

Ndërsa teksti i këngës i thërret dëgjuesit të mendojnë për të tjerët gjatë sezonit të festave, me vargje si “Dhe në botën tonë të bollshme ne mund të përhapim një buzëqeshje gëzimi. Hapni krahët tuaj anembanë në botë në kohën e Krishtlindjes”, një frazë bie në sy si kontradikte për të goditur mesazhin. Bono nga U2 këndon: “Epo, sonte, falendero Zotit që janë ata e jo ju.”

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kjo lirikë shpesh keqkuptohet, por ka për qëllim me një ton sarkastik për të përcjellë faktin se njerëzit e botës së parë i kanë gjërat shumë më mirë se të tjerët në mbarë botën dhe duhet të jenë mirënjohës duke nxitur se çdo festë Krishtlindjesh na kujton të bëjmë diçka të mirë për të tjerët.

Kritika muzikore asokohe për këngën si vepër ishte e përmbajtur, Melody Maker shkroi, “Në mënyrë të pashmangshme, pas një publiciteti kaq masiv, vetë disku është diçka si një anti-kulm, edhe pse ndjenja e Geldofit për melodramën universale është e përshtatshme për këtë lloj manifesti muzikor epik.

Produksioni i gjerë muzikal i Midge Ure dhe zëri emocional i të famshmëve të ndryshëm përputhet me shtrirjen demonstrative të lirikës së Geldofit, e cila shkon herë pas here drejt një sentimentaliteti të përgjithësuar në mënyrë të pakëndshme që kërcënon ta kthejë lutjen e drejtë në indinjatë pompoze. Nga ana tjetër, theksohet se është e pamundur të shkruash me fjalë një këngë për diçka aq thelbësisht të tmerrshme sa uria në Etiopi asokohe. Kënga zotëroi listat botërore dhe u shit shumë mirë me gjithë kontradiktat që ka nxitur deri gjatë viteve në vijim.

Por, çka është më me rëndësi, ajo shkaktoi një valë të aktiviteteve tjera solidariteti nga ana e artistëve nga tërë bota.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

George Michael me grupin Wham dhuruan tërë fitimet e atëhershme nga kënga e tyre “Last Christmas “ për ndihmën në Etiopi.

Në Amerikë u mblodhën muzicientët e atjeshëm njëjtë si në Britani dhe realizuan këngën “We Are The World” të shkruar nga Michael Jascson dhe Lionel Ritchie, dhe po thuaj se nuk kishte vend në botën perendimore që nuk ndërmorën aksione të ngjashme. Në verën e 1985 me 13 korrik si vazhdimësi e këtyre aktiviteteve u organizuan koncertet e lavdishme Live Aid në Londër dhe Philadelphia e edhe në 10 qytete tjera në botë përfshirë Moskën. Kurrë më parë muzika nuk ka folur me zë aq të fuqishëm.

Me kalimin e viteve, trashëgimia e këngës është regjistruar në tre raste të veçanta, në tre gjenerata të veçanta, Band Aid (1984), Band Aid 20 (2004) dhe Band Aid 30 (2014) dhe me vite është bërë temë debati, që buron nga tekstet e vjetra të perceptuara që i përkasin kontinentit të Afrikës. Megjithatë, regjistrimi origjinal i vitit 1984 mbetet një standard i sezonit të festave, duke marrë transmetime të rregullta në javët para të Krishtlindjeve.

Ajo që filloi jetën si një këngë e përulur pop e Krishtlindjeve nisi serinë më të madhe të ngjarjeve në historinë e pop-it, përfundimisht i lidhi strukturat politike të kohës me qëllimet e veta të fokusuara duke mbledhur një thirrje talentesh që, në fakt tani, përshkruan harkun e rock ‘n roll-it britanik gjatë këtyre 40 viteve të fundit.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në kremtimin e këtij projekti monumental për “ndryshim” dyzet vjet pas publikimit, Bob Geldof përpiqet të bindë industrinë e muzikës – dhe publikun e gjerë – se ajo nuk është bërë një relike.

Geldof për Magazinën Billboard tha se viti 2025 do të sjellë festime më të veçanta, për 40 vjetorin e Live Aid. koncertet që pasuan në vazhdën e këngës dhe 20 vjetorin e koncerteve globale Live 8, 2005 para samitit G8 në Skoci.

The Live Aid Musical në West End të Londrës, u shfaq premierë në The Old Vic më herët në 2024 dhe do të bëjë debutimin e tij në Amerikën e Veriut në Teatrin Ed Mirvish në Toronto gjatë janarit.

Më 13 korrik, në 40 vjetorin aktual të Live Aid, rrugët përreth Teatrit Shaftesbury të Londrës do të mbyllen dhe shfaqja do të transmetohet live në ekranet video jashtë teatrit. Koncertet e Live Aid do të ritransmetohen gjithashtu në atë kohë, së bashku me seritë dokumentare të prodhuara nga CNN dhe BBC.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Këta nuk jemi vetëm ne artistët, gjithë njerëzit e bëjnë këtë, e  gjitha kjo një këngë e vogël pop që bëmë 40 vjet më parë”, thotë Geldof për Billboard.

“Dhe mendova, ‘Epo, duhet ta nisnim këtë vit duke nxjerrë këngën,’ por në vend që ta bëjmë përsëri me këtë gjeneratë (artistësh), pse të mos marrim tre gjeneratat që e bënë të ndodhë dhe t’i bashkojmë në një këngë të vetme.”

Dhe bën pikërisht ashtu, me Trevor Horn, i cili bashkëprodhoi versionin origjinal me Midge Ure të Ultravox, duke bashkuar performancat  edhe nga vazhdimet e regjistruara për të përkujtuar 20 vjetorin në 2004 dhe të 30-tin gjatë 2014. I shoqëruar nga një video e re me regji nga Oliver Murray, duke bashkuar pamjet të reja si dhe të vjetra, prezantimi i të ndjerit David Bowie për origjinalin dhe pamjet nga raporti i BBC News i Michael Buerk nga tetori i vitit 1984 që frymëzoi Geldofin për të nisur projektin.

“2024 Ultimate Mix” ofron një mori ikonash pop, kryesisht britanike, por edhe irlandeze dhe amerikane, të përziera në një tjetër interpretim të këngës.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Producenti Trevor Horn ka marrë këto inçizime dhe, nëpërmjet teknikave të jashtëzakonshme të prodhimit muzikor, ka përzier të gjithë zërat e atyre brezave për katër dekada në një tërësi të pandërprerë.

Bob Geldof | Foto: ITV

Pra “Do They Know Is Christmas i 2024-ës, është një eksperiencë midis brezave. Do të dëgjoni një Sting të ri të këndojë përkrah një të riu Ed Sheeran. Një djalë i ri George Boy, me një të ri Sam Smith. Një George Michael i ri, pranë një të riu Harry Styles. Bono i ri me një Bono më të vjetër, Chris Martin me Guy Garvey, Sugababes dhe Bananarama, Seal dhe Sinead O’Connor, Rita Ora dhe Robbie Williams, Kool and the Gang dhe Underworld. Aty kemi Band Aid të Paul McCartney, Sting, John Taylor nga Duran Duran (bas), Phil Collins, Roger Taylor, Danny Goffey (baterie), Thom Yorke (piano), Paul Weller, Damon Albarn, Midge Ure, Johnny. Greenwood, Gary Kemp nga Spandau Ballet dhe Justin Hawkins (kitarë). Asnjë këngë nuk është interpretuar prej më shumë interpretuesve ndër gjenerata se kjo këngë.

Videon promovuese e hap David Bowie me regjistrim nga 1985 ku thotë se ishte i shokuar nga ajo që duhet të prezantojë dhe bën thirrje se nëse nuk ndihmojmë, në 12 muajt e ardhshëm 360 mijë fëmijë mundë të vdesin nga uria. Videon e mbyll po ashtu Bowie, me fjalët, dikush pat thënë se ”Rock’n’roll do ta ndryshojë botën, Zoti ju bekoftë dhe gëzuar Krishtlindjet.”/Katror.info

Përgatiti:

Mahir Elshani
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Kur saksofoni flet, rocku dëgjon – frymëmarrja e rock-ut përmes saksofonit
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Dolores O’Riordan dhe Cranberries: Fuqia emocionale e “Zombie” që preku ndërgjegjen kolektive
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Elvis Presley, mbret i rock and rollit dhe trashëgimia e tij përtej kohës
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    The Who, rokerët që revolucionarizuan rok muzikën duke krijuar rok operën Tommy
TAGGED:bamiresiBand AidBob GeldofDavid BowieDo they know its Christmas time?peoplesolidaritettopTophomeU2

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Shkencëtarët zbulojnë metale të rralla për energjinë e pastër në mbetje toksike qymyri
Artikulli i ardhshëm Notre Dame rikthehet në jetë mes madhështisë, simbolizmit, historisë dhe një ndjesie shprese

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Del në ankand kitara e Jimmy Page të ”Led Zeppelin”

14 Shikime
People

Zëri që shëtit botën me “Messiah” takon në Kosovë këndimin e thellë

22 Shikime
People

Dua Lipa emocionon fansat me një video në shqip para nisjes së ‘Sunny Hill’

27 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?