DokuFest është përzgjedhur si një nga partnerët zyrtarë të Cannes Docs 2025, seksioni i dedikuar dokumentarit në kuadër të Marché du Film në Festivalin e Filmit në Cannes.
Ky përfshirje vjen si vlerësim për rolin e DokuFest në promovimin e filmit dokumentar dhe ndërtimin e komunitetit përmes artit, që do të mbahet nga data 13 – 21 maj 2025.
”Ne besojmë fort se festivalet anembanë botës luajnë një rol kyç në promovimin e zhanrit dokumentar — dhe jemi krenarë që jemi një hapësirë që i njeh dhe i feston arritjet e tyre të jashtëzakonshme në ndërtimin e komunitetit”, thuhet në njoftimin e Festivalit të Cannes.
Edhe Ambasada franceze ka shprehur krenari që Dokufest është në një hapësirë që dëshmon arritje të jashtëzakonshme në ndërtimin e komunitetit. /Katror.info
Përgatiti:
