katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    NLB dhe BERZh me marrëveshje për fuqizimin e bizneseve të vogla dhe të mesme në Kosovë
    3 hours ago
    KQZ shpall rezultatet përfundimtare për Kuvende Komunale
    5 hours ago
    PriFest sjell “Moving Cinema” në Mitrovicë me hyrje falas
    6 hours ago
    KQZ pritet t’i certifikojë rezultatet e zgjedhjeve lokale në 35 komuna
    6 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Prishtina Kino Kabaret 2025 hap dyert për të rinjtë krijues
    6 hours ago
    Filharmonia e Kosovës sjell ciklin e koncerteve për piano të Beethovenit
    7 hours ago
    Federata e Xhudos së Kosovës nënshkruan Deklaratën “Brighton Plus Helsinki”
    8 hours ago
    Shkencëtarët e klimës shpallen fitues të çmimit global për zgjidhje mjedisore
    1 day ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Albatrit Maliçi, shembull i suksesit shqiptar në Evropë
    7 hours ago
    Këngëtarja AI – Xania Monet debuton në Billboard
    8 hours ago
    Nëntori në TKOB: 17 shfaqje me art, emocion dhe patriotizëm
    10 hours ago
    “Crime 101”, film plot adrenalinë me yllin Chris Hemsworth
    10 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    OpenAI gati të hapë epokën e re të muzikës inteligjente
    1 week ago
    SHBA-ja dhe Kina arrijnë “marrëveshjen finale” për shitjen e TikTok-ut
    1 week ago
    OpenAI sfidon Google me shfletuesin intelegjent “Atlas”
    2 weeks ago
    TikTok heq më shumë se 189 milionë video nga platforma
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse çokollata po shtrenjtohet?
    4 hours ago
    Kombinimi i mjaltit dhe i kanellës sjell disa përfitime
    7 hours ago
    Dobitë shëndetësore të farave të kungullit
    4 days ago
    Çokollata e zezë vs çokollata e bardhë, cila është më e mirë për ju?!
    2 days ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Kandovani – fshati i gdhendur në shkëmb që nuk është braktisur kurrë
    4 days ago
    Chefchaouen, qyteti që është lyer i gjithi me blu
    3 days ago
    110 mijë vizitorë në Apoloni
    4 days ago
    Coober Pedy – qyteti australian ku jeta zhvillohet nën tokë
    4 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: “DokuFest” u bashkohet 93 vendeve me “Palestine Cinema Days…”
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme

“DokuFest” u bashkohet 93 vendeve me “Palestine Cinema Days…”

Last updated: 03/11/2025 11:41 AM
15 Shikime
Shpërndaje
Foto: Dokufest/Foto ilustrim - Facebook

Të dielën mbrëma, në Prizren është shfaqur filmi dokumentar “Jenin, Jenin” nga regjisori palestinez, Mohammad Bakri. Filmi 54-minutësh i vitit 2002 rrëfen se si gjatë atij viti gjatë pushtimit izraelit të kampit të refugjatëve në Jenin, gazetarët u ndaluan dhe ndaj tyre u shfaqën akuza për krime lufte. Regjisori Bakri hyri për të regjistruar dëshmitë e banorëve, duke u dhënë zë atyre që heshtën. Sipas shpjegimit, filmi u ndalua, duke shkaktuar beteja ligjore dhe akuza nga ushtarët. Vite më vonë, Gjykata e Lartë e Izraelit hodhi poshtë këtë ndalim, duke e rivënë rrëfimin e papërpunuar të komunitetit nën rrethim.

Festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest” kaherë e ka dëshmuar se ekrani i tij, në shumicën e rasteve, ndizet për kauza të ndryshme të shoqërisë. Njëlloj sikur me edicionin që shkoi, duke iu referuar luftërave në Palestinë e Ukrainë, konstatonte për “Lakmi, pafund çmendi, boshllëk”. Mbi të gjitha, festivali në Prizren është solidarizuar me këta popuj nëpërmjet revoltës e protestës që vjen nëpërmjet ekranit. E bën sa herë i vjen mundësia, e një ngjarjeje si “Palestine Cinema Days – Around the World” nuk e lë pa iu bashkuar. 

Me të shpërthyer zyrtarisht lufta në Palestinë, festivali “FilmLab Palestine” u desh të ndërpriste edicionet e saj. U themelua në vitin 2014, në Palestinë, me qëllimin e vetëm frymëzimin e audiencës palestineze dhe fuqizimin e brezave të rinj të regjisorëve. Kinemaja në këtë vend është edhe mjet audiovizual për t’u shprehur, për të rrëfyer histori e për ta ruajtur kujtesën kolektive. 

Mundesh me e lexu edhe…

Festivali mbahej në tetor të secilit vit. Po këtë muaj, dy vjet më parë, ndërroi situata. Që nga kjo kohë, festivali ka gjetur një tjetër alternativë për ta ndezur ekranin e tij. Ka bërë jehonë edhe më të madhe dhe historia e vendit tani po rrëfehet në ekranet e gjithë botës. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Jo rastësisht është zgjedhur data 2 nëntor. Është përvjetori i zymtë i Deklaratës së Balfourit. 
Deklarata publike e lëshuar nga Qeveria Britanike në vitin 1917 gjatë Luftës së Parë Botërore e shpalli mbështetjen e saj për krijimin e një “atdheu kombëtar për popullin hebre” në Palestinë, në atë kohë një popullsi minoritare hebraike, shkruan Koha.net.

Të dielën, në 108-vjetorin e kësaj ngjarjeje, Prizreni është bërë një prej 425 qyteteve nga e gjithë bota që mirëpresin filmat nga Palestina. E kinemaja “DokuKino” – një prej 700 hapësirave nga gjithsej 94 shtete që janë solidarizuar me popullin e këtij vendi. 

Të dielën mbrëma, në Prizren është shfaqur filmi dokumentar “Jenin, Jenin” nga regjisori palestinez, Mohammad Bakri. Filmi 54-minutësh i vitit 2002 rrëfen se si gjatë atij viti, gjatë pushtimit izraelit të kampit të refugjatëve në Jenin, gazetarët u ndaluan dhe ndaj tyre u shfaqën akuza për krime lufte. 
Regjisori Bakri hyri për të regjistruar dëshmitë e banorëve, duke u dhënë zë atyre që heshtën. Sipas shpjegimit, filmi u ndalua, duke shkaktuar beteja ligjore dhe akuza nga ushtarët. Vite më vonë, Gjykata e Lartë e Izraelit hodhi poshtë këtë ndalim, duke e rivënë rrëfimin e papërpunuar të komunitetit nën rrethim.

E “DokuFest” e cilëson këtë film si “dëshmi e fuqishme e kujtesës dhe rezistencës”. Ngjarja është organizuar në bashkëpunim me fondacionin “Lumbardhi” në Prizren. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Sipas njoftimit të festivalit “FilmLab Palestine”, këto aktivitete po organizohen gjersa po censurohet e shtrembërohet narrativa për popullin palestinez. 

“Ndërsa lajmet ndërkombëtare, udhëheqësit botërorë dhe platformat kryesore të mediave sociale vazhdojnë të censurojnë dhe shtrembërojnë narrativën derisa nxisin dehumanizimin e palestinezëve dhe vuajtjet e tyre të vazhdueshme, ne po përdorim kanalet tona për të mbështetur Festivalin e Ditëve të Kinemasë Palestinë, të anuluar me forcë”, shkruhet aty. 

Drejtori artistik i festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest”, Veton Nurkollari, ka thënë se pas ndalimit të këtij festivali, rrëfimi në jehon në të gjithë botën. 

“Është iniciativë globale, ku do të shfaqen filma në më shumë se njëqind vende, nëpër kinema, në qytete. Iniciativa është për shkak të ngjarjeve në Palestinë, ku prej fillimit të luftës është ndërprerë festivali që mbahet në disa qytete në Palestinë”, ka thënë ai në një bisedë për KOHËN. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Edhe në 2 nëntorin e vitit të kaluar, “DokuFest” i ishte bashkuar kësaj ngjarjeje tashmë globale, duke shfaqur filmin “Resistance, Why” me regjisor Christian Ghazi, në kinemanë “DokuKino”. 

“Ne e kemi bërë edhe viteve të tjera, nuk është kjo hera e parë, për t’u solidarizuar, ka qenë një përzgjedhje ku prej disa filmave e kemi zgjedhur filmin ‘Jenin, jenin’. Është një dokumentar i vjetër për një vendbanim, kamp refugjatësh. Në vende të tjera do të shfaqen edhe filma të tjerë, diku do të shfaqen më shumë filma, por ne e kemi përzgjedhur vetëm këtë film”, ka thënë Nurkollari. 

Ka treguar se me përzgjedhjen e filmit dokumentar i janë përshtatur formatit të festivalit. 

“Organizatorët kanë ofruar një numër të filmave, diku më pak se dhjetë filma, për të përzgjedhur se cilin duam ta shfaqim, ne e kemi zgjedhur këtë film. Edhe për t’iu përshtatur ‘DokuFestit’, edhe meqë është dokumentar”, ka thënë ai. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Filmat e tjerë që janë shfaqur në vende të tjera të botës janë: “Divine Intervention” nga Elia Suleiman, “Upshot” nga Maha Haj, “The Dupes” nga Tewfik Saleh, “A State of Passion” nga Carol Mansour dhe Muna Khalidi, “When I Saw You” nga Annemarie Jacir dhe filmi “Bye Bye Tiberias” nga Lina Soualem. 
Nurkollari është shprehur se festivali, në të cilin mban pozitën e drejtorit artistik, po solidarizohet në atë formë që mund ta bëjë. 

“Në Palestinë është duke ndodhur gjenocid dhe e vetmja gjë që ne mund të bëjmë është të solidarizohemi. Ky është solidarizim me popullin palestinez dhe mënyra se si mund ta bëjmë, është kështu: të shfaqim film, të mund të ndikojmë në ndërgjegjen e njerëzve dhe kaq. Nuk është se mund të bëjmë kush e di se çfarë, por kjo është mënyra se si ne mund të solidarizohemi me popullin palestinez”, ka thënë ai. 

“DokuFest” me edicionin e 24-t, që u mbajt prej 1 deri më 9 gusht të këtij viti, pati temën “Lakmi, pafund çmendi, boshllëk” si konstatim për gjendjen globale. Erdhi si revoltë e protestë, për luftërat dhe gjithçka që po ndodh me botën. 

“Palestine Cinema Days – Around the World” është dëshmia e fuqisë së kinematografisë. Se si narracioni mund të shtrembërohet, por trashëgimia e kinemasë qëndron si sfond e dokumentim i gjithë asaj çfarë sot ndodh./KOHA/Katror.info

TAGGED:93 vendeDokuFestlajmePalestine Cinema Daystop4

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm UP-ja dhe Universiteti Kirklareli nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi
Artikulli i ardhshëm Si të zbuloni nëse po shikoni një video të krijuar nga AI?

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

NLB dhe BERZh me marrëveshje për fuqizimin e bizneseve të vogla dhe të mesme në Kosovë

21 Shikime
Lajme

KQZ shpall rezultatet përfundimtare për Kuvende Komunale

21 Shikime
Lajme

PriFest sjell “Moving Cinema” në Mitrovicë me hyrje falas

14 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?