Dua Lipa dhe Beyonce, aktualisht janë në garë për ta siguruar vendin e parë në toplistën e këngëve më të mira në Britani të Madhe, kjo pasi këngët e reja të të dyja artisteve po dëgjohen jashtëzakonisht shumë nga adhuruesit e muzikës.
Sipas “Official Charts”, që merret me matjen e të dhënave të përpiluara nga shkarkimet, blerjet dhe transmetimet e këngëve, “Training Season” e Dua Lipës kryeson krahas hitit të fundit të Beyonces, “Texas Hold ‘Em”. Por, të dyja projektet janë në një garë të ngushtë për të dominuar, shkruan Koha.net.
Në rast se Lipa triumfon, atëherë kjo bëhet kënga e saj e pestë që kryeson toplistën më të rëndësishme muzikore në Britani të Madhe.
Dua e ka bashkëshkruar këtë këngë, e cila është pjesë e albumit të saj të ardhshëm, me Caroline Ailin, Danny L Harle, Tobias Jesso Jr dhe Kevin Parker. Kanë ishin bashkëpunëtorët e saj edhe në hitin e kaluar “Houdini”.
Në anën tjetër, në rast se Byonce triumfon në këtë garë, do të jetë hera e gjashtë që një këngë e saj renditet e para në toplisën e Britanisë së Madhe, njëherësh e para në këto 14 vjetët e fundit. “Texas Hold ‘Em” po ashtu e paralajmëron lansimin e albumit të ri nga divës amerikane, me të cilin edhe debuton në zhanrin e muzikës country.