Dua Lipa dukej plotësisht magjepsëse veshur me një fustan të zi ekstravagant, gjatë paraqitjes së saj para eventit Jingle Ball të iHeartRadio Z100 në Nju Jork.
Nata e fundit e ekstravaganzës u mbajt në Madison Square Garden, me një tapet të kuq që priti emra të guximshëm, duke përfshirë Dua, 27 vjeç, shkruan Daily Mail.
Ndërsa sot, Dua u ka ofruar fansave foto të tjera magjepsëse në llogaritë e saj në rrjete sociale.

“New York, Jingle Ball 2022,” ka shkruar Dua në postimin e saj.

Një ditë më parë, Dua është shfaqur mahnitCse, duke treguar edhe njëherë reputacionin e saj për zgjedhjet tërheqëse të modës, Dua nxirrte shkëlqimin e modës së vjetër me një fustan të zi të gjatë deri në dysheme..

Gjatë kësaj jave, Dua Lipa shkëlqen në të kuq në koncertin e fundvitit ‘JingleBall’ Ajo riafirmoi epitetin e saj të superyllit, teksa performoi gjatë koncertit ‘Jingle Ball’ të KIIS FM, i cili u mbajt në KiaForm në Inglewood, Kaliforni.
Ylli shqiptaro-britanik i muzikës pop, 27 vjeçe, dominoi skenën – pasi u ngjit në tapetin e kuq – e veshur me një triko të kuqe me një sup me detaje të zeza.
Interpretuesja e hitit “New Rules” dukej në formë si kurrë më parë. Ajo performoi në skenë me një palë çizme të gjata të zeza.