Dua Lipa është një nga yjet më të mëdha të popit për momentin, por këngëtarja ka shprehur dyshimin e saj me perceptimin e publikut për të sa i përket leximit të librave.
“Nuk e di nëse njerëzit besojnë se më pëlqen të lexoj libra”, tha ajo. “Por ka shumë më tepër gjëra rreth meje se thjesht ajo që unë di të bëj”, u shpreh këngëtarja.
Që nga suksesi i saj nga kënga “New Rules” në vitin 2017, këngëtarja shqiptare ka hapur një klub librash, një buletin për stilin e jetës dhe ka nisur një festival ndërkombëtar muzikor, e këtë të fundit në Prishtinë, përcjell Living.al.
Ajo gjithashtu ka marrë vëmendje për pikëpamjet e saj politike – duke kritikuar qëndrimin e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar ndaj imigracionit dhe së fundmi duke bërë thirrje për një armëpushim në Gaza.
Duke folur në një intervistë për “Rolling Stone”, ajo tha se botëkuptimi i saj ishte formësuar nga përvoja e prindërve të saj për të ikur nga lufta në Kosovë në fund të viteve 1990.
“Ekzistenca ime është disi politike, fakti që kam jetuar në Londër sepse prindërit e mi u larguan nga lufta”, tha ajo./Katror.info