Djali i madh i Margrethes, Princi i Kurorës Frederik, mori fronin si mbreti i ri, ndërsa bashkëshortja e tij, Princesha Mary, u bë mbretëresha e parë në botë e lindur në Australi, një zhvillim që ka kënaqur mbështetësit e saj në shtëpi.
Kjo gjë pasoi pas dorëheqjes së mbretëreshës së Danimarkës, Margrethes.
Është një lëvizje jashtëzakonisht e rrallë në Danimarkë, ku që nga viti 1146 një monark nuk ka hequr dorë. Për herë të fundit mbreti Eric III hoqi dorë nga kurora për t’u bashkuar me një manastir, sipas Shtëpisë Mbretërore, shkruan CNN.
Për shumë nga admiruesit australianë të Mary-it, është një finale e përshtatshme për një romancë që filloi në mënyrë të famshme në një pijetore të zhurmshme të Sidneit rreth kohës së Lojërave Olimpike në vitin 2000.
Miliona e panë çiftin të martohej në vitin 2004. Dy dekada më vonë, ngjitja e tyre në fron magjepsi audiencën në mbarë botën – nga Kopenhaga në kryeqytetin e Tasmanisë, Hobart, ku lindi Mary./Katror.info