Kompania ajrore “Wizz Air” ka publikuar një listë të plazheve evropiane që kanë më pak turma. Këto destinacione janë ideale nëse doni të shijoni fundin e verës në qetësi.
Plazhi në Durrës zuri vendin e parë.
“Wizz Air” analizoi më shumë se 50 vende evropiane dhe plazhet e tyre më të njohura, sipas britanikes Metro.
Përgatitja e kësaj liste përfshinte matjen e plazhit, ndarjen e zonës me madhësinë e peshqirit dhe më pas ndarjen me numrin mesatar të vizitorëve në ditë për të përcaktuar se sa hapësirë mund t’i ofrojë çdo plazh një vizitori.
Plazhi në Durrës, i cili është rreth 10.5 kilometra i gjatë, ka marrë notën 64.5, duke mposhtur vende të njohura në Francë, Portugali, Spanjë.
Lista e plotë e plazheve më të qeta evropiane:
Plazhi i Durrësit – 64.5
Plazhi në East Sussex të Britanisë – 61.1
Plazhi në Braq të Kroacisë – 54.1
Plazhi në Borsh të Shqipërisë – 43
Plazhi në Ramatuelle të Francës – 33.8
Plazhi në Algarve të Portugalisë – 24.3
Plazhi në Budva të Malit të Zi – 20