Klubi ukrainas, LNZ Cherkasy ka konfirmuar edhe zyrtarisht transferimin e dyshes së Dritës, Muharrem Jashari dhe Hajdin Salihu. Këtë gjë e ka bërë të ditur për publikun përmes faqes zyrtare.
“Muharrem Jashari ka nënshkruar kontratë me LNZ. Ish-lojtari i klubit “Drita” u bë futbollist i skuadrës së Cherkasy”, thuhet në njoftimin e tyre për mesfushorin mitrovicas.
“Hajdin Salihu ka nënshkruar kontratë me LNZ. Ish-lojtari i klubit “Drita” u bë futbollist i skuadrës së Cherkasy”, shkruan në njoftimin për mbrojtësin llapjan.
Transferimi i dyshes së Dritës thuhet se i ka kushtuar klubit ukrainas rreth 400 mijë euro, si dhe gjilanasit kanë mbajtur një pjesë të kartonit të lojtarëve. /Katror.info