Për këtë vit, Festivali Poetik i Prishtinës gjatë periudhës 6 deri më 8 shkurt do sjellë promovime librash, mbrëmje autoriale, debate tematike, diskutime, dokumentar, video-poezi, video-ese homazhe, requiem dhe orë poetike me autorë të zgjedhur, raporton Katror.info.
Kështu është bërë e ditur nga portali ObserverKult. Ky festival do zhvillohet në ambientet e Termokiss-it ku shpeshherë zhvillohen aktivitete kulturore.
Nga ObserverKult jan bërë të ditur edhe artistët pjesëmarrës në festival e ndër ta janë edhe Halil Matoshi, Shpëtim Selmani e Ilire Zajmi.
Festivali Poetik i Prishtinës do të hapet me një Homazh poetik kushtuar shkrimtarit Adem Gashi e gjatë ditëve në vijim ndër të tjera aktivitete, do të bëhet edhe promovimi i librit me poezi “Amë” i Nora Prekazi.
Deri më tani rreth 300 persona kanë shprehur interesim për këtë ngjarje në rrjetin social Facebook./Katror.info