Në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Mjedisit, OJQ ECOZ organizoi sot ekspozitën “The Climate is Speaking Now”, në bashkëpunim me fotografin e njohur të natyrës, Arian Mavriqi.
Ekspozita u mbajt në ambientet e Barabar Centre dhe solli në fokus bukuritë e rralla natyrore të Kosovës, por edhe sfidat serioze mjedisore me të cilat ato përballen çdo ditë, transmeton Katror.info.
”Ekspozita shërbeu si një kujtesë që klima po flet dhe ne duhet të dëgjojmë dhe të veprojmë sepse ndikimi i saj tashmë është pjesë e përditshmërisë sonë”, thuhet në njoftim.
Kjo ekspozite si thirrje ”klima flet”, përmes fotografive i mundësoi publikut të reflektojë mbi ndikimin e ndryshimeve klimatike dhe nevojën urgjente për veprim.
Fotografitë e ekspozuara janë realizuar nga Agon Bylykbashi dhe Arian Mavriqi, dhe ofrojnë një panoramë të fuqishme vizuale që ndërthur artin me mesazhin ambientalist. /Katror.info
Përgatiti:
