Edon Zhegrova, talenti kosovar, po shkëlqen në Ligën e Kampionëve si dribluesi më i suksesshëm deri tani, duke e lënë pas edhe emra të njohur si Vinicius Jr., një nga kandidatët kryesorë për Topin e Artë.
Në dy ndeshjet e para të këtij sezoni, Zhegrova ka regjistruar 17 driblime të suksesshme për Lille, duke u renditur në krye të kësaj statistike. Ai ka një diferencë prej tre driblimesh më shumë se sulmuesi i Real Madridit, Vinicius, ndërsa në vendin e tretë është Rogers i Aston Villas me 12 driblime.
Les dribbleurs après deux journées 🥶🌟
Toutes les stats 👉 https://t.co/hCcVsmJ8WE#UCL | #Zhegrova | @losclive pic.twitter.com/0AQVqzToQK
— L'UEFA 🇫🇷 (@UEFAcom_fr) October 10, 2024
Përformanca e tij ishte mbresëlënëse në ndeshjen e fundit kundër Real Madridit, ku ai arriti të fitojë një penallti vendimtare, e cila më pas u realizua nga Jonathan David. Për këtë arritje, Zhegrova u shpërblye edhe me çmimin “Lojtari i ndeshjes”.
Tani, forma e tij e shkëlqyer pritet të vazhdojë me ekipin kombëtar të Kosovës, teksa ata përgatiten për ndeshjet e tetorit, duke filluar me përballjen kundër Lituanisë të shtunën./Katror.info