Futbollisti nga Kosova Edon Zhegrova, po kalon formë fantastike tek skuadra e Lille.
Përpos lojës mbresësënëse në fundjavë kundër Rennes duke asistuar dy herë dhe shënuar gol, ai shënoi edhe kundër Lyonit të mërkurën mbrëma në Kupën e Francës.

Zhegrova e barazoi rezultatin në minutën e 66-të. Megjithatë, skuadra e tij humbi me ekzekutimin e penalltive./Katror.info